APLIKO PËR SUPER-MENTOR/E!

26 Prill, 2019

PËR TË QENË PJESË E PROGRAMI TË SUPER-MENTORËVE, JU DUHET TË
– jeni mbi 18 vjeç
– jeni të gatshëm ta ndiqni trajnimin 6 ditorë të Vullnetarizmit Edukativ nga TOKA (periudha: 24-29 gusht)
– keni një shok/shoqe apo koleg/e që aplikon bashkë me ju si bashkë-udhëheqës të programit
– jeni në gjendje të mbani takime javore dhe të udhëheqni aktivitete edukative me një grup të rinjësh të moshës 12-17 vjet gjatë vitit akademik 2019-2020
– jeni të gatshëm të implementoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ gjatë vitit akademik 2019-2020

ÇKA PËRFITONI NGA KJO PËRVOJË?
– zhvilloni shkathtësitë të nevojshme për punë, që përfshijnë: lidershipin, punën ekipore, të folurit në publik, fascilitimin, rrjetizimin, menaxhimin dhe implementimin e projekteve
– pranoni vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë
– fitoni mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmi Edukativ 

PËRZGJEDHJA?
Kandidatët e përzgjedhur në rradhën e parë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në qershor.  
Përzgjedhja e Super-Mentorëve do të bazohet në këto kritere: 
– aplikimin në dyshe/çift (mëposhtë duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni ta udhëheqni grupin tuaj)
– balanci qytet/fshat
– balanci gjinor
– kualiteti i aplikimit

PYETJE?
Për informata shtesë konsultoni seksionin e web-faqes tonë për Vullnetarizmin Edukativ → http://toka-ks.org/Al/service-learning/ apo kontaktoni Naim Robellin në naim@toka-ks.org.

SHËNIM!
– Afati i fundit për aplikim është data 25 maj!
– Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!
– Ju sugjerojmë të plotësoni këtë formë aplikimi nga kompjuteri.
– Poashtu, ju lusim që të plotësoni me kujdes informatat e kërkurara në vijim ↓

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha