APLIKO TANI PËR T’U SHOQËRUAR DHE ARGËTUAR NË KAMPIN E SUPER-VULLNETARËVE! (MBYLLUR)

2 Gusht, 2021

Një mundësi e rallë për të shijuar aktivitetet e Kampeve të TOKAs këtë verë!

Për nder të Muajit të Rinisë, Super-Vullnetarët e TOKAs do t’i hapin dyert e Kampit të tyre për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova.

Një numër i limituar të mysafirëve do të kenë mundësinë të krijojnë shoqëri të re përmes aktiviteteve zbavitëse dhe edukative që i ofron TOKA. 

Prioritet kanë të rinjtë nga diaspora që duan të takojnë bashkëmoshatarë nga Kosova.

Aktivitetet do të mbahen në Qendrën Rekreative Gërmia, të enjtën me 5 gusht, nga ora 17.15-18.30.

Nëse je vajzë apo djalë i/e moshës 9-13 vjeçare, APLIKO TANI në këtë vegëz

Afati për aplikime është e mërkurë, 4 gusht, deri në orën 16.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen më informatat shtesë për këtë aktivitet.

Muaji i Rinisë organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aktiviteti Kampit mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha