Viti 2024 – Vit i Solidaritetit! 

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm në vitin 2023, Dita e Solidaritetit jo vetëm që u rikthye në vitin 2024, por arriti rezultate të dyfishta! Këtë vit, Dita e Solidaritetit u organizua në dy faza – pranverë dhe vjeshtë – duke sjellë një valë të re angazhimi në komunitetet tona.

Në fazën e pranverës, Dita e Solidaritetit u zhvillua në 7 komuna të Kosovës, ku u angazhuan gjithsej 190 vullnetarë në 60 biznese lokale. Si rezultat i punës dhe përkushtimit të tyre, u grumbulluan 3,343 euro për të mbështetur projekte komunitare.

Në fazën e vjeshtës, suksesi u dyfishua! Komunave të Hanit të Elezit, Pejës, Podujevës, Gjakovës, Istogut, Ferizajt dhe Skenderajt iu bashkua edhe Kamenica, duke bërë gjithsej 8 Komuna Solidare. Po ashtu, numri i antarëve në ekipet organizative u rrit – krahas mësimdhënësve dhe mentorëve, 11 liderë të rinj të trajnuar në Kampin e Lidershipit u angazhuan për të ndihmuar në organizimin e Ditës së Solidaritetit në komunat e tyre.

Detyra e tyre e parë ishte mbështetja në realizimin e punëtorive përgatitore. Gjatë fazës së vjeshtës, u mbajtën 16 punëtori përgatitore, të cilat shërbyen si një kombinim i aktiviteteve argëtuese dhe informuese, duke i pajisur vullnetarët me aftësitë e nevojshme për të punuar në  Ditën e Solidaritetit.

Rezultatet e fazës së vjeshtës ishin të jashtëzakonshme: 328 vullnetarë të angazhuar në 105 biznese lokale, duke grumbulluar 5,200 euro.

Lulëzimi i Ditës së Solidaritetit brenda Kosovës inspiroi edhe shqiptarët në diasporë. 27 vullnetarë të OriginAL u angazhuan në 12 biznese të Prishtinës dhe grumbulluan 320 euro, të cilat u shtuan në fondin e Çmimit të Vullnetarit/es të Vitit nga Diaspora.

Secila komunë dëshmoi përkushtimin dhe dëshirën për të kontribuar në komunitetin e saj. Rezultatet e përgjithshme të vitit 2024 janë mbresëlënëse:

  • Ferizaj: 84 vullnetarë, 13 biznese partnere, 1,498 euro të grumbulluara.
  • Gjakovë: 51 vullnetarë, 8 biznese partnere, 597 euro të grumbulluara.
  • Podujevë: 76 vullnetarë, 15 biznese partnere, 1,098 euro të grumbulluara.
    Pejë: 80 vullnetarë, 33 biznese partnere, 2,266 euro të grumbulluara.
  • Hani i Elezit: 73 vullnetarë, 21 biznese partnere, 1,183 euro të grumbulluara.
  • Istog: 53 vullnetarë, 12 biznese partnere, 808 euro të grumbulluara.
  • Skenderaj: 81 vullnetarë, 17 biznese partnere, 953 euro të grumbulluara.
  • Kamenicë: 21 vullnetarë, 8 biznese partnere, 235 euro të grumbulluara.

Në total, në vitin 2024 morën pjesë 546 vullnetarë, 139 biznese, 22 mësimdhënës, 9 mentorë, 15 liderë të rinj dhe 28 punëtori përgatitore, duke grumbulluar 8,960 euro për projekte komunitare.

Dita e Solidaritetit ka krijuar një kulturë të re solidariteti në këto komuna, ku shumë vullnetarë dhe biznese e kanë përsëritur këtë përvojë dy herë brenda vitit. Kjo ka ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe perfeksionimin e aftësive të të rinjve.

Përveç përvojës së fituar dhe rrjetëzimit, 52% e vullnetarëve kanë marrë oferta pune ose janë informuar se bizneset ku kanë punuar janë të hapura për t’i punësuar në të ardhmen. Ky është një sukses konkret që dëshmon fuqinë e kësaj nisme për të ndikuar pozitivisht te të rinjtë dhe komuniteti.

Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e ekipeve organizative – mësimdhënësve, mentorëve, liderëve të rinj si dhe Shkollave të Mesme në këto tetë komuna të Kosovës. Një falënderim i veçantë shkon për bizneset, të cilat hapën dyert e tyre për vullnetarët, duke treguar se janë qytetarë aktivë të komunitetit.

Secila komunë tani do ta përdorë shumën e grumbulluar për një projekt të vullnetarizmit-edukativ, duke e shtrirë më tej ndikimin e tyre në shkolla dhe komunitete.Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për çdo individ që dha kontributin e tij në këtë rrugëtim dhe dëshmoi se është zemra e komunitetit! Dita e Solidaritetit nuk është vetëm një ditë – është një lëvizje që po rritet dhe po forcohet çdo vit!

Dita e Solidaritetit 2024 ishte aktivitet i TOKA-s brenda Programit “Human Rightivism”,i mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i zbatuar nga Community Development Fund – CDF. Ky projekt gjithashtu u mbështet nga Republika e Kosovës – Zyra e Presidentes; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA) si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME. Ky projekt poashtu mbështetet edhe nga komunat: Ferizaj, Gjakovë, Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Pejë, Podujevë, Skënderaj si dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Viti 2024 – Vit i Solidaritetit! 

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur: Koordinator/e për Zhvillim

Lexo më shumë

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë
Shiko te gjitha