Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË” 2026/27!

6 Korrik, 2026

Të dashur studentë të Kosovës, pritjes tuaj i erdhi fundi! Aplikimet për bursën “LULËZOJNË” 2026-2027 tani janë të hapura!

Bursa “LULËZOJNË” është krijuar për të mbështetur të rinjtë e motivuar që kanë nevojë për ndihmë financiare dhe mundësi zhvillimi, në mënyrë që të ndjekin studimet Bachelor dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. 

Kjo Bursë është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:

  • Janë të regjistruar në studime universitare të nivelit Bachelor 
  • Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
  • Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
  • Kanë sukses të kënaqshëm akademik me notë mesatare mbi 8.0;
  • Kanë kontribuar dhe janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.

Cilat bursa ofrohen dhe për cilën mund të aplikoni?

Në kuadër të “LULËZOJNË”, dhurohen këto bursa nga këta mbështetës:

Bursat me kritere të veçanta:

  • Bursa LULËZOJNË x ISA Consulting Group – studentë/e të vitit të 3 në fushën e TIK;
  • Bursa LULËZOJNË x Mehmet Gjevori – vajza/gra nga zona rurale të pasionuara për edukimin, ligjin, gjuhën shqipe dhe vullnetarizmin;
  • Bursa LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda – vajza/gra që studiojnë farmaci, mjekësi ose shkencat natyrore (kimi, biologji, etj).

Bursa e Hapura “LULËZOJNË”, pa kritere të veçanta, ku mund të aplikojnë të gjithë studentët pa përjashtim:

  • Bursa LULËZOJNË x Cami Family Foundation, të mbështetura nga Ronald Cami;
  • Bursa LULËZOJNË x Richard Lukaj;
  • Bursa LULËZOJNË x Avdi Kastrati Family;
  • Bursa LULËZOJNË x AR Legacy, të mbështetura nga Egzona Bejtullahu;
  • Bursa LULËZOJNË x VLERA, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Belgjikë;
  • Bursa LULËZOJNË x AEAUG, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenev​​ë;
  • Bursa LULËZOJNË x Komuniteti Shqiptar në Londër;
  • Bursa LULËZOJNË x Evidence Synthesis Group. 

Çka përfshin bursa?

Deri në 1,000€ (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) që mund të përdoren për:

  • Pagesa të semestrit
  • Qera dhe banim
  • Ushqim dhe transport
  • Librat dhe pajisje shkollore
  • Teknologji (laptopë, internet, printerë)
  • Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj.

Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve;

Promovim në rrjetet e TOKA-s për të treguar rrugëtimin tuaj me bursën “LULËZOJNË”. 

Për të mësuar më shumë rreth bursës “LULËZOJNË”, kushteve dhe mënyrës së aplikimit, lexoni: 

  • Termat dhe Kushtet, duke klikuar këtu.
  • Pyetjet më të Shpeshta, duke klikuar këtu.

Aplikoni përmes këtij LINKU, deri më 2 gusht 2026, ora 23:59

Për ndihmë teknike gjatë aplikimit, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected] ose +383 49 569 800, çdo ditë punë, e hënë – e premte, nga ora 09:00-17:00. 

Bursat “Lulëzojnë” 2026 po mundësohen falë mbështetjes bujare të dhuruesve tanë të deritanishëm: ISA Consulting Group, Cami Family Foundation, Richard Lukaj, Avdi Kastrati Family, Burim Karahoda dhe Kreshnik Hoxha, Familja Xharra, Egzona Bejtullahu, Ilir Hoxha, Shoqata e Studentëve Shqiptarë VLERA – Belgjikë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë AEAUG – Gjenevë, Komuniteti Shqiptar në Londër, Virtyt Gacaferri, Liridon Latifi, Edi Islami, Lirak Krasniqi, Dajana Kullolli, Camërie Mazreku, Alban Rrustemi, Bajrush Halili. 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj liste të mbështetësve apo të kontribuoni në mënyra të ndryshme për “LULËZOJNË”, shihni më shumë KËTU.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha