Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

13 Dhjetor, 2024

Më 5 dhjetor 2024, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, u mbajt ceremonia përmbyllëse e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit, ku u nderuan 15 ndryshimtarë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për shoqërinë. 

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë një nismë e re e filluar dhe implementuar nga TOKA – me mbështetjen e 50 hisedarëve nga komuniteti lokal dhe ndërkombëtar – me qëllim mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm. 

Përmes kësaj mbështetjeje, këtë vit arritëm plot 100 nominime, duke dëshmuar praninë e heshtur të qytetarizmit aktiv që meriton të vihet në pah.

Në ceremoninë e këtij viti, për kontributin e tyre të pashoq u shpërblyen 8 fitues dhe 7 mirënjohje të veçanta, për këto kategori: 

  • Vullnetari më Guximtar i Vitit – i ndarë për Gazmend Hasanin, me mirënjohje të veçantë për Filloreta Hotin dhe Vali Ibrahimin.
  • Vullnetari më Kreativ i Vitit – i ndarë për Dion Istrefin, me mirënjohje të veçantë për Kimete Arifaj.
  • Vullnetarja e Vitit – i ndarë për Violë Maksutin, me mirënjohje të veçantë për Rea Gojanin dhe Eronita Krasniqin.
  • Biznesi më Përkrahës i Vitit – i ndarë për biznesin Kutia, me mirënjohje të veçantë për Meridian Express.
  • Komuna më Përkrahëse i Vitit – i ndarë për komunen e Hanit të Elezit.
  • Ambasadori i Diasporës më Përkrahës i Vitit– i ndarë për Bujar Nezirin.
  • Figura Publike më Përkrahëse e Vitit – i ndarë për Donika Shahini – Lamin, me mirënjohje të veçantë për Pajtim Husaj.

Në qoftë se dëshironi të njihni edhe më mirë fituesit tanë, klikoni në këtë link për të kuptuar më shumë. 

Së bashku, në një sallë me 175 liderë të komunitetit, vlerësuam dhe njohëm punën dhe zellin e palodhshëm të njerëzve të përkushtuar ndaj përmirësimit dhe zhvillimit të komunitetit të tyre. Ndër ta ishin vullnetarë të rinj, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, pronarë biznesesh, anëtarë të diasporës dhe figura publike.

Ne jemi të bindur që Kampanja e Vullnetarizmit të Vitit është vetëm fillimi i një rrugëtimi shumëvjeçar të njohjes së vullnetarizmit në Kosovë, i cili do të vazhdojë të përshfaqë vit për vit mundin e pandalshëm të ndryshimtarëve të rradhës.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”. Si dhe nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha