Cilat janë përshtypjet dhe përjetimet e të rinjve në programet tona? 

2 Nëntor, 2023

Përfituesit e rinj të programeve e aktiviteteve tona raportojnë shumë rezultate zhvillimore nga programet e TOKA, përfshirë:

  1. Ndërtimi i Komunitetit dhe Kuptimi Ndërkulturor

Shikoni për çka më saktë e kanë fjalën pjesëmarrësit tanë:

“Kampi Ndërkombëtar më ndihmoi të kuptoja më shumë për dallimet mes vendeve tona dhe vendet ku jetojnë kampistët e tjerë.”

“Kampi TOKA Jonë më ndihmoi të krijoja një komunitet të ngushtë me njerëzit nga diaspora.”

“Klubet e Super-Vullnetarëve  ofrojnë mundësi për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të krijuar e ndihmuar një komunitet.”

  1. Mundësitë gjithëpërfshirëse

Programet tona janë të hapura për të gjithë të rinjtë në Kosovë dhe përtej saj, kjo rezonon edhe me pjesëmarrësit tanë:

“Në Klubin e Debatit, të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen.”

“Në Klubet e Super-Qytetarëve, askush nuk ndihet i përjashtuar; të gjithë janë të mirëpritur të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.”

  1. Zhvillimi i Aftësive dhe Mësimi:

Programet e TOKA janë një vend për të mësuar, angazhuar dhe argëtuar – dhe kështu mendojnë pjesëmarrësit tanë:

“Në programin HERO, mësova shumë gjëra të reja, gjëra që më kanë interesuar gjithmonë por nuk kam ditur se ku të drejtohem për të mësuar më shumë rreth tyre.”

“Takimet e klubit janë mundësi për të zhvilluar aftësi të reja, si komunikimi, të folurit publik, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.”

“Në Klubet Super-Vullnetarëve kemi mundësinë të mësojmë shumë gjëra nëpërmjet lojërave dhe diskutimeve të këndshme.”

Ne jemi krenarë dhe të lumtur që programet tona i shërbejnë një grupi të gjerë dhe ambicioz, dhe i falënderojmë ata për kohën që kanë këputur duke bashkëpunuar me ne dhe kontributin e tyre në komunitet.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha