Projekti Hero ofron trajnime në Kosovë dhe rajon dhe mundësinë e praktikës me punëdhënës prestigjiozë. Programi i trajnimit është FALAS! Vendet janë te limituara dhe do t’i ofrohen aplikantëve që i plotësojnë kushtet sipas rendit që kanë aplikuar, kështu që nxitoni të APLIKONI!
Çka përfitoni nga trajnimi?
-Shkathtësi digjitale
-Shkathtësi të buta
-Shkathtësi sipërmarrësie
-Këshillim në karrierë.
Zgjedh profilin: A apo B?
-Profili A: pa përvoje, me moshë nga 17-24, me së paku shkollën e mesme të ulët të pëfunduar;- kliko këtu për më shumë info dhe formën e aplikimit.
-Profili B: përvojë bazike, me moshë nga 17-30 dhe nivel të shkollimit bachelor, por mund të jetë edhe shkolla e mesme e lartë! Kliko këtu për më shumë info dhe formën e aplikimit.
Vendodhja dhe kohëzgjatja
Trajnimi do të mbahet në qytetin e Prishtinës me kohëzgjatje 6 muaj, ndërsa trajnimet rajonale do të mbahen ne Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi!
Tetor 2021 – Maj 2022
Bëhu HERO – APLIKO SOT!
Afati i fundit për të aplikuar është 26 shtator 2021, por vendet do t’i ofrohen aplikantëve që i plotësojnë kushtet, sipas rendit që kanë aplikuar (‘first come, first served’), kështu që nxitoni të APLIKONI!*
Nëse keni ndonjë pyetje, na shkruani ne [email protected] ose ne numrin +383 38 704 560
Ky projekt rajonal mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.