Copëza kujtimesh nga Kampi i Parë i Super-Vullnetarëve!

18 Gusht, 2021

Këtë verë TOKA organizoi një ndër kampet më të mëdha me plotë 46 kampistë nga e gjithë Kosova. Ajo që i bashkoj këta të rinjë në kampin e Parë të Super-Vullnetarëve ishin ndjenja dhe përkushtimi ndaj të qenit qytetarë/e aktiv/e dhe misioni të kalojnë një verë të paharrushme. Datat 12 deri më 17 korrik ishin të mbushura plotë me kujtime të bukura e mësime të vlefshme. Këtë na e tregojnë vetë kampistët që ndanë me ne copëza kujtimesh nga Kampi i Parë i Super-Vullnetarëve.

Për Sevdije Zeqirin nga Poturoci i Lipjanit kampi ishte hera e parë që ndodhej kaq gjatë larg familjes, ajo tregon se “Gjatë pjesëmarrjes time në kamp kam arritur të mësoj shumë gjëra të reja, por kam zënë edhe miq të rinjë. Po i përmendi disa gjëra që i kam mësuar, socializimi me të tjerët, si të jem udhëheqëse më e mirë, si të jap ndihmën e parë, kam kuptuar rëndësinë e natyrës dhe se si duhet të kujdesemi për të.”

Kampi për shumë të rinjë është eksperiencë transformuese, ku mbërrijnë të përmirësojnë diçka në vete, Sara Halimi nga Shtimja ka thënë se “Unë jam person i ndrojtur dhe më i tërhjekur, kampi më ka ndihmuar që të shprehem dhe të mendoj lirshëm, e të socializohem. Unë tash mund ta vërej se kam më shumë vetëbesim dhe ndjehem më e lirë. Këtë e kam arritur përmes mësimeve dhe motivimit që kemi marrë nga njëri-tjetri.”

Përveç argëtimit, kampistët tanë punëtorë kanë krijuar një Pako me Aktivitete për kapitenët e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë. Për Vlera Currin nga Prishtina, sesionet e punës vullnetare kanë qenë të preferuarat: “Sa i përket aktiviteteve, të gjitha kanë qenë argëtuese dhe jashtëzakonisht edukative. Megjithatë, ato që do t’i veçoja janë aktivitetet e punës vullnetare. Tek aktivitetet e punës vullnetare jemi mbedhur në grupe dhe aktivitetet e tjera i kemi lehtësuar e ju kemi shtuar ilustrime apo foto. Këtë e kemi bërë në mënyrë që kushdo që do t’i përdor ato aktivitete ta ketë sa më lehtë.” është shprehur Vlera. 

Pjesëmarrës në kamp patëm edhe ushtarë të FSK-së që na mësuan se si të japim ndihmën e parë dhe mbijetesën në natyrë, që për Yll Rakiqin ishin mësime që të bëjnë të gatshëm për probleme të ndryshme që mund t’i hasim në jetën e përditshme.

Kampi është vend ku riviziton interesa që i ke pasur me vite si sportet, por ju shton një element të pazakonshëm, e përfundon duke krijuar sportin tënd të ri. Apo provon diçka krejt të re si meditimi, ku sipas Lina Currit “Meditimi më ka bërë të ndjehem një me natyrën. Kam ndjerë veten dhe të tjerët. Meditimi më ka bërë të ndalem dhe të ndjej gjërat që i bëjë çdo ditë.”

Pra në kamp gjen një shok a shoqe të re, një hobi të ri, një eksperiencë që të transformon dhe argëtim e edukim!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha