DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

28 Shkurt, 2023

Organizata TOKA ka filluar të implementojë projektin më të ri rinor – Dita e Solidaritetit.

Çka është Dita e Solidaritetit?

Gjatë Ditës së Solidaritetit të rinjtë punojnë në një kompani, biznes ose organizatë për një ditë dhe dhurojnë pagën e tyre për një kauzë të rëndësishme për ta. Mbi 100,000 të rinj në Evropë marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit çdo vit – dhe synimi i TOKAs është që këtë lëvizje ta sjellë edhe në Kosovë.

Dita e parë e Solidaritetit në Kosovë do të nisë:

  • të shtunën e parë (3 qershor) apo të dytë (10 qershor) të qershorit të vitit 2023,
  • të angazhuar rreth 500 adoleshentë vullnetarë,
  • mbi 50 biznese partnere,
  • përkrahen nismat rinore për shëndet mendor dhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Çka përfitoni ju si biznes, kompani, apo organizatë duke qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit?

  1. Ekspozimi ndaj një grupi të rinjsh të motivuar dhe të interesuar për punë;
  2. Mundësi për të punësuar të rinj të talentuar edhe pas Ditës së Solidaritetit;
  3. Zgjerimi i klientelës së të rinjve dhe rritja e reputacionit në vend;
  4. Përmbushni qëllimin e kompanisë për shërbim në komunitet dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  5. Ndihmoni të rinj nga komunitete të pa-përkrahura dhe në nevojë;
  6. Promovim dhe vendosja e logos së Kompanisë në web-faqe dhe rrjetet sociale të TOKAs, në prezantimet promovuese dhe në çdo aktivitet që do të zhvillohet në kuadër të Ditës së Solidaritetit brenda dhe jashtë Kosovës (Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Norvegji, Itali, Shqipëri, Bosnje & Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi);
  7. Ekspozim i Kompanisë si njëra nga kompanitë progresive dhe me vizion;
  8. Ekspozim i Kompanisë si njëra nga të parat që përkrahin këtë projekt ambicioz.

Në mënyrë që të realizohet Dita e Solidaritetit për herë të parë në Kosovë, ne kemi nevojë për krijimin e partneritetit me bizneset e hapura për t’u angazhuar në të mirë të komunitetit. 

Çka kërkojmë nga ju?

Nëse jeni të interesuar për të kontribuar për komunitet duke u bërë pjesë e Ditës së Solidaritetit, mbushni formularin që e gjeni këtu. Më pas stafi i TOKAs do t’ju kontaktojë për të koordinuar takim të përbashkët fizik.
Për çdo pyetje ose paqartësi rreth këtij projekti ndjehuni të lirë të na kontaktoni:  fjolla@toka-ks.org dhe +383 44 442 470 apo +383 (0)38 704 560.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”  që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha