Ekosistemi i Vullnetarizmit Edukativ po zhvillohet në nivel lokal!

1 Nëntor, 2023

Komunat e Kosovës, më saktë Drejtoritë Komunale të Arsimit që një kohë kanë qenë miq të mirë të TOKA-s, përmes mbështetjes së ofruar e vërtetuar ndër vite përmes nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit. 

A keni ditur se në total TOKA ka nënshkruar Memorandume të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës vetëm në vitin 2023?

Këto Memorandume janë nënshkruar për programe e projekte të ndryshme, por në thelb përmes këtyre Memorandumeve TOKA dhe komunat bashkëpunojnë për të ofruar mundësi për edukim më fuqizues për të rinjtë. 

Me komunat ne bashkëpunojmë kryesisht në dy nivele në fuqizimin e të rinjve, përmes bashkë-ofrimit të mundësive për të rinjtë apo përmes trajnimit të mësimdhënësve në metodologjinë e të nxënit përmes përvojës. 

Si e bëjmë këtë më saktë? 

Bashkëpunimi në ofrimin e mundësive për të rinjtë:

Vetëm në vitin 2023, në kuadër të projektit “Let’s Debate Change” TOKA bashkëpunon me 6 komuna të Kosovës, ato janë komunat e Istogut, Klinës, Pejës, Deçanit, Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Në këto komuna TOKA ofron llojlloshmëri aktivitetesh përmes 12 Klubeve të Debatit si takime javore ku të rinjtë trajnohen për debat, të qenurit qytetar aktiv të komunave të tyre e adresimit të nevojave të komunitetit përmes planifikimit dhe zbatimit të një projekti vullnetar, dhe përmes kampeve verore. 

Ndërsa në projektin “More Career Education, Better Career Education, TOKA këtë vit bashkëpunon me 4 komuna të Kosovës, ato janë komuna e Prishtinës, Skënderajt, Vushtrrisë dhe Suharekës. TOKA bashkëpunon me këto komuna për organizimin e punëtorive njëditore përmes së cilave synohet rritja e njohurive të nxënësve rreth orientimit në karrierë dhe vetëdijesimin e tyre rreth preferencave personale sa i përket orientimit në karrierë. 

Ndërsa në programin e Vullnetarizmit Edukativ, më saktë Klubet e Super-Vullnetarëve mbështeten nga 4 komuna të Kosovës, këto komuna janë Komuna e Kamenicës, Hanit të Elezit, Gjakovës dhe Podujevës. TOKA dhe komunat e përfshira bashkëpunojnë me qëllimin që të formojnë dhe mbështetin Klubet e Super-Vullnetarëve për t’u bërë vend ku vullnetarët takohen, diskutojnë, planifikojnë, mësojnë dhe rriten, me synimin për të gjetur zgjidhje praktike për problemet e lidhura me komunitetin me të cilat përballen edhe ata vetë.

Ndërsa me projektin e Klubeve të Solidaritetit, i cili është projekti më i ri i TOKAs, ne bashkëpunojmë fillimisht me komunën e Skënderajt dhe Kamenicës për të formuar grupe të të rinjve të udhëhequr nga mësimdhënsit e tyre për të organizuar Ditën e Solidaritetit me bashkëmoshatarët e tyre, kur të rinjtë punojnë për një ditë në një biznes – vullnetarisht, e më pas kompenzimin e japin për një kauzë të cilën e vendosin vetë. 

Komunat në këtë rast mbështesin aktivitetet përmes ofrimit të çasjes më të lehtë të TOKAs tek të rinjtë, hapësirave për takime, përmes ofrimit të shërbimeve të nevojshme për TOKAn dhe pjesëmarrësit e përfshirë,  dhe herë pas here përmes fondeve të ndara për mbështetjen e projekteve vullnetare.

Trajnimi i mësimdhënësve në Metodologjinë e të Nxënit Përmes Përvojës:

Moduli i Metodologjisë së Nxënit Përmes Përvojës është akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2022, si metodologji që ofron mundësi më efikase të të nxënit për nxënësit dhe mënyrë më kreative dhe gjithëpërfshirjes së edukimit për mësimdhënësit. Me synimi në mendje që kjo metodologji të përhapet sa më shumë në tërë Kosovën, TOKA ka bashkëpunuar këtë vit me Komunën e Prishtinës dhe Skënderajt për trajnimin e mësimdhënësve në këtë metodologji, si dhe ka ofruar mbështjetje të vazhdueshme në zbatimin e kësaj metodologjie në lëndën e matematikës. 

Në këtë lloj të bashkëpunimit me komuna, komunat investojnë në ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënsëve në këtë metodologji për të cilën TOKA ofron trajnim, mbështetje dhe mentorim. 

Ne jemi shumë falenderues për partneritetin e këtyre komunave, dhe synojmë që këtë bashkëpunim së shpejti ta shtrijmë në të gjitha komunat e Kosovës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha