Fuqizimi i të Rinjve: Mjeti për Matjen e Mbështetje së Projekteve të Vullnetarizmit Edukativ nga Institucionet 

27 Maj, 2024

Jemi shumë të emocionuar të prezantojmë mjetin më të ri për Matjen e Mbështetje së Projekteve të Vullnetarizmit Edukativ nga institucionet lokale në Ballkanin Perëndimor. Ky mjet ndihmon në gjurmimin dhe shfaqjen e ndikimit të projekteve të mbështetura nga institucionet lokale në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, dhe Serbi.

Përmes këtij mjeti ju mund të: 

  • Shihni projekte dhe ide të ndryshme të Vullnetarizmit Edukativ të realizuara në Ballkanin Perëndimor.
  • Ju mund të shihni kush i mbështet projekte e Vullnetarizmit Edukativ në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë është ajo.
  • Ju mund të na tregoni projektin tuaj të Vullnetarizmit Edukativ dhe mbështetjen që ju e keni marrë nga institucionet lokale.

SI MUND TA SHOH?

Mjeti është i hapur për të gjithë dhe të gjitha këto ju mund t’i shihni duke klikuar KËTU! 

Kur të klikoni ju do të shihni këtë:

BASHKOHUNI ME NE!

Nëse jeni pjesë e një klubi të të rinjve ose shkolle që merret me projekte të Vullnetarizmit Edukativ, plotësoni formularin për të na treguar karakteristikat e projekti tuaj dhe mbështetjen që keni marrë nga institucionet lokale. Ate mund ta plotesoni duke klikuar KËTU!

Shfaqni ndikimin tuaj në komunitet dhe së bashku tregojmë si mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunitetet tona.

Filloni Tani!

Projekti mbështetet nga granti rajonal i “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha