Gara për Idenë më të mirë të Biznesit

28 Prill, 2023

Pas përfundimit të suksesshëm të kursit të Ndërmarrësisë 22 studentë u certifikuan për aftësitë e tyre ndërmarrëse. Gjatë kursit studentët kishin për detyrë të krijonin biznes plane dhe t’i prezentonin ato në garën për idenë më të mirë të biznesit, Elevator Pitch.

Nga 10 biznes planet e krijuara, 7 prej tyre morën pjesë në garën për përzgjedhjen e idesë më të mirë.

3 idetë më të mira u shpërblyen me cmime. Me cmimin e parë u vlerësua biznes plani i cili kishte për qëllim krijimin e një aplikacioni të punësimit ku këtë cmim e ndau Banka për Biznes. Cmimi i dytë i takoi biznes planit i cili kishte si ide të krijojë aksesorë dhe bizhuteri nga materiale ekologjike dhe cmimi i tretë i financuar nga FINCA u nda për biznesin i cili do të ofronte shërbime konsulence në fushën e BPO-së.

Kursi i Ndërmarrësisë ka rezultuar të jetë një burim i vlefshëm për studentët që janë të interesuar të fillojnë bizneset e tyre ose të ndjekin karrierën ndërmarrëse.

Pas zgjedhjes së fituesve në të gjitha vendet, në kuadër të projektit, do të organizohet një fushatë rajonale që synon promovimin e ideve më të mira të biznesit dhe promovimin e metodologjisë “One stop shop” e cila do të ndiqet nga një seri takimesh rajonale (webinar online) me qëllim që të nxisë shkëmbimin e përvojës dhe të nxisë rrjetëzimin midis fituesve nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eventi Elevator Pitch u organizua në kuadër të projektit “Karriera ime nga zero në Hero” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur nga BPB Bank dhe FINCA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

TOKA’S LULËZOJNË SCHOLARSHIP

Lexo më shumë

Është koha jote të LULËZOSH – Apliko për Bursën “Lulëzojnë” 2025!

Lexo më shumë

Nga ideja në ndryshim: Si po ndihmojnë Super Vullnetarët në ruajtjen e ujit

Lexo më shumë

Bëhu pjesë e gjeneratës së 6-të të Super-Arsimtarëve!

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2025 janë të hapura!

Lexo më shumë

TOKA po lanson programin më të ri të bursave “Lulëzojnë” për të f...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha