Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

19 Gusht, 2024

Përgjatë aventurës tonë tetë-ditore Kampin Ndërkombëtar të Aventurës nuk kemi qëndruar në një vend! 

Më saktë, kemi udhëtuar tri herë përgjatë përvojës tonë në:

  • Nashec, Prizren për të përfunduar projektin tonë vullnetar në Qendrën në Nashec. 
  • Më pas për në Jazhnicë për të sfiduar veten me një ecje malore, si dhe në 
  • Prizren për të shijuar këtë qytet të bukur e plot histori. 

40 kampisët nga cepe të ndryshme të botës shijuan secilën mundësi për të kontribuar e shijuar bukuritë që Kosova ofron. Aventurat tona jashtë lokacionit të kampit u bënë të mundura falë Gjirafa Travel të cilët na ofruan rrugëtime të rehatshme e të freskëta në ditët e nxehta të korrikut. 

Ne jemi falenderues për Gjirafa Travel të cilët këtë udhëtim na e mundësuan FALAS! Përveç rrugëtimit të rehatshëm, ne jemi mirënjohës për stafin e mrekullueshëm të Gjirafa Travel si dhe të kompanive të udhëtimit si partnerë të Gjirafa-s. 

Jemi me fat që kemi kompani si Gjirafa Travel në Kosovë të cilët janë serioz, bujarë e të hapur!

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); Johnston Rotary Club. Si dhe nga bizneset lokale – Hallakate, Rilokimi, Pro Real Estate, Ujë Rugove, Trosha, OZON, Frutti, ENLIGHT, Albas, Basecode, EGI Group, Dukagjini, Banka për Biznes, FINCA Kosovë dhe Kutia.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

TOKA’S LULËZOJNË SCHOLARSHIP

Lexo më shumë

Është koha jote të LULËZOSH – Apliko për Bursën “Lulëzojnë” 2025!

Lexo më shumë

Nga ideja në ndryshim: Si po ndihmojnë Super Vullnetarët në ruajtjen e ujit

Lexo më shumë

Bëhu pjesë e gjeneratës së 6-të të Super-Arsimtarëve!

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2025 janë të hapura!

Lexo më shumë

TOKA po lanson programin më të ri të bursave “Lulëzojnë” për të f...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha