Hajde bëhu SUPER Arsimtarë!

12 Maj, 2022

Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive. Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës të quajtur Super-Arsimtarë, të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës.

TOKA ka implementuar programin e Vullnetarizmit Edukativ qe 5 vite dhe deri më tash në këtë program janë bërë mbi 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë, janë formuar 81 klube të Super Vullnetarëve, janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç dhe janë implementuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.

Cilat janë kushtet për t’u bërë SUPER Arsimtarë?

– Të jeni mësimdhënës/e e shkolllës fillore apo të mesme të klasave 6-12;
– Të jeni mësimdhënës/e e shkollës publike apo private;
– Të gjeni një koleg/e që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikmi duhet të bëhet ndaras  edhe nga ju dhe nga kolegu/ia juaj duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të keni motiv dhe entuziazëm për të ofruar përvojë atraktive për nxënësit e tuaj;
– Të jeni të hapur në përforcimin e metodave të reja dhe moderne të mësimdhënies;
– Të keni vullnet për të zbatuar projekte që e përmirësojnë shkollën ose lagjen afër shkollës suaj;  
– Të merrni pjesë në trajnimin 6 ditor të Vullnetarizmit Edukativ që mbahet gjatë muajit gusht;
– Të udhëheqni një klub prej 15-25 vetash, me të rinj të moshës 12-17 vjeç.

Pse duhet të aplikoni?
 
– Fitoni mundësinë e financimit për implementim të projekteve në shkollë;
– Keni mundësinë të pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, që i’u ofron mundësinë të merrni pjesë në vizita studimore, konferenca dhe gara rajonale;
– Zhvilloni metodologjinë e të mësuarit përmes përvojës që ju shërben edhe në klasë;
– Fitimin e shkathtësive të reja në metoda moderne të mësimdhënies, fascilitim të aktiviteteve të të mësuarit përmes përvojës, menaxhim dhe implementim të projekteve;
– Trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe Vullnetarizmit Edukativ;
– Mbështetje pedagogjike, teknike dhe mentorim nga stafi i TOKA-s;
– Vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë.

Nëse edhe ti dëshiron të jesh pjesë e rrjetit më të madh të arsimtarëve në vend, apliko në linkun mëposhtë deri më 22 maj:
https://forms.gle/rVtsL96BtmiAAn1p6

Të gjithë aplikantët që e kanë kaluar fazën e aplikimit do të njoftohen përmes email-it gjatë muajit qershor!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha