MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Punësueshmërisë për të Rinjtë

24 Korrik, 2025

OJQ TOKA, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo ka hapur thirrjen për aplikime për Kampin e Punësueshmërisë, një program treditor që synon të fuqizojë të rinjtë për tregun e punës përmes zhvillimit të aftësive profesionale dhe personale.

Kampi i parë do të mbahet në datat 28 deri më 30 gusht 2025, në Gjimnazin Loyola në Prizren.

Çfarë ofron kampi?

Gjatë tri ditëve të kampit, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete praktike dhe mentorim, të dizajnuar për t’i përgatitur ata për tregun e punës. Programi përfshin:

  • Aftësi për të shkruar një CV dhe letër motivuese efektive,
  • Përgatitje për intervistat e punës dhe komunikimin profesional,
  • Zhvillim të shkathtësive të buta: vetëbesim, komunikim, punë në grup dhe mendim kritik,
  • Njohuri rreth transformimit digjital dhe të gjelbër,
  • Njohuri mbi zgjedhjen e konflikteve,
  • Mundësi për takime me përfaqësues të bizneseve dhe Zyrave të Punësimit,
  • Hartimin e një plani individual të karrierës, dhe
  • Mundësi për mentorim edhe pas përfundimit të kampit

Kush mund të aplikojë?

Të rinjtë 18-29 vjeç që:
– I takojnë komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga të gjitha komunat e Kosovës,
– I takojnë komunitetit Shqiptar dhe jetojnë në komunat Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Pejë,
– Janë të papunësuar ose në kërkim të punës.

Përparësi do të kenë të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të rinjtë nga zonat rurale, si dhe vajzat nga familje me gjendje të vështirë ekonomike.

Apliko deri më 17 gusht 2025 në këtë link: https://forms.gle/cMEpaChHcBJdrdnu9

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha