Hapet thirrja për Vullnetarë për t’u bërë pjesë e Ditës së Solidaritetit

12 Prill, 2023

Për herë të parë në Kosovë TOKA po sjell Ditën e Solidaritetit. Bëhu pjesë edhe ti!

Nё kuadёr tё kёsaj dite, e cila do të mbahet në fillim të qershorit, po shpallim thirrjen e hapur pёr tё gjithё tё rinjtë qё dёshirojnё tё jenё pjesё e kёsaj iniciative dhe tё bёjnё ndryshime nё komunitet duke punuar PËR NJË DITË në një biznes në Kosovë dhe me pagën e tyre një ditore të kontribuojnë në komunitet për dy kauza:

  1. Shëndeti mendor i të rinjve;
  2. Fëmijët me nevoja të veçanta.

Apliko tani pёr tё qenё pjesё e Ditёs sё Solidaritetit dhe për të fituar pёrvojё pune, orë të punës vullnetare  dhe shkathtёsi tё shumta!

Kush mund tё aplikojё?

✔Tё rinj e tё reja qё i takojnё grup moshёs 15-24 vjeçare nga të gjitha qytetet e Kosovës;
✔ Të gjithë ata që kërkojnë punë apo janë të motivuar të ekspozohen ndaj punëdhënësve potencialë;
✔Tё gjithё ata qё janё entuziastё pёr tё sjellё ndryshime pozitive nё komunitet;
✔Të gjithë ata që dëshirojnë t’ju bashkohen 500 vullnetarëve të tjerë në një kauzë të përbashkët;
✔Tё gjithё ata qё janё apo nuk janё pjesё e programeve tё TOKAs.

Përfitimet e të rinjve pjesëmarrës:

  • Mundësi për punë vullnetare, kontribut në komunitet dhe rritje personale e profesionale;
  • Ekspozim ndaj punëdhënësve potencialë;
  • Mundësi për t’u punësuar me kontratë të rregullt me gjysmë orari apo orar të plotë në biznesin në të cilin angazhoheni pas përfundimit të Ditës së Solidaritetit;
  • Përvojë e shkëlqyer në një fushë krejtësisht të re për ty së bashku me 500 vullnetarë të tjerë të solidarizuar;
  • Përmirësoni situatën në Kosovë në fushën e shëndetit mendor, si dhe ndihmoni fëmijët me nevoja të veçanta.
  • Merrni çertifikatë e cila do të shpërndahet vetëm për vullnetarët pjesëmarrës në Ditë të Solidaritetit;
  • Regjistroni orët e punës vullnetare të Ditës së Solidaritetit në Kosovo Volunteers Platform;
  • Mundësi për t’u angazhuar në Akademinë e Liderëve të Rinj në gjeneratën e dytë;
  • Mundësi për t’u angazhuar në kampet verore të TOKAs dhe programe të tjera;
  • Mundësi për të udhëtuar në shtete të ndryshme të Europës përmes shkëmbimeve rinore dhe trajnimeve të organizuara nga rrjeti evropian SAME;
  • Bëhuni pjesë e vullnetarëve të cilët për herë të parë në histori të shtetit tonë po e sjellin Ditën e Solidaritetit.

Çfarë do të ndodhë pas aplikimit?
Pas vlerësimit të aplikimit tuaj, aplikantët e pranuar do të ftohen për të marrë pjesë në një trajnim disa orësh që do të mbahet para Ditës së Solidaritetit. Gjatë këtij trajnimi vullnetarët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për rolin dhe përgjegjësitë e tyre gjatë Ditës së Solidaritetit. Pjesëmarrja në këtë trajnim është kusht për të vazhduar angazhimin e mëtutjeshëm.


Si mund të aplikoni?

Apliko tani duke e plotësuar formën në këtë link: https://forms.gle/DLW1a4qoWe5Kk5aU8 deri më 26 prill 2023.
Për informata shtesë, kontaktoni në ditaesolidaritetit@toka-ks.org, nuhi@toka-ks.org apo në +383 45 596 606.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”  që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha