Tani, HEROnjët bëhen “Ndërmarrës”

15 Nëntor, 2022

Pas përfundimit të suksesshëm të programit të “Shkathtësive Digjitale” – ku 50 të rinjë ndjeken falas kurset për “Menaxher/e e Rrjeteve Sociale” dhe “Programer/e për Uebfaqe”, të cilëve poashtu ju ofrua mundësia për punë praktike në kompani të ndryshme – Projekti HERO vazhdon me kurset falas të “Ndërmarrësisë”. Përmes këtij kursi, një grup prej 22 të rinjëve do të fitojnë aftësi ndërmarrëse, do të testojnë idetë e tyre për zhvillim të biznesit dhe do të mentorohen nga ekspertë të fushës. Në fund, të rinjët do të zhvillojnë më së paku 8 ide biznesi, të cilat do të mund ti përdorin për të zhvilluar biznesin e tyre. 

Të rinjët e përzgjedhur në kursin e “Ndërmarrësisë”, në fazën e parë të kursit, ata mësuan rreth ndërmarrësisë në përgjithësi, rreth obligimeve ligjore të biznesit dhe rreth buxhetit e financave. Si vazhdim, në fazën e dytë, të rinjët udhëtuan në trajnime regjionale, duke u takuar me moshatarët e tyre që jane duke e ndjekur kursin e njejtë në vendin e tyre, dhe duke përfituar nga përvoja e trajnerëve të ndryshëm të kësaj fushe. Në trajnimin regjional në Novi Sad, të rinjtë mësuan detaje të rëndësishme se si të zhvillojnë një ide biznesi dhe një plan marketingu, konceptin SCRUM, zhvillimi në ciklin e jetës së produktit dhe shumë tema tjera. Ky trajnim mblodhi mbi 100 pjesëmarrës nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina), vende në të cilat po implementohet projekti HERO. Gjithashtu, 22 të rinjtë mësuan se si ta prezentojnë idenë e tyre të biznesit dhe si ta paraqesin atë sa më mirë dhe të komunikojnë në mënyrë efektive.

Sipërmarrësit e ardhshëm dëgjojnë një mësim në hapësirën e trajnimit VentureUP, të udhëhequr nga Këshilli i Rinisë Kosovare (KYC)

Pasi që ti kenë përfunduar kurset dinamike – pjesët edukative, 22 të rinjë do të fillojnë me fazën praktike të kursit: Mentorimin dhe punën praktike përmes hulumtimit të tregut dhe zhvillimit të ideve të biznesit. 

Të rinjët do të angazhohen në biznese të ndryshme, dhe me mbështetjen e mentorëve të tyre, ata do të punojnë që të japin propozime për të përmirësuar pjesët e ndryshme të bizneseve ku punojnë. Përmes kësaj, të rinjtë hapin mundësi për punësim nga këto biznese dhe në të njëjtën kohë, këto biznese mund të përmirësojnë shërbimet e tyre duke e rritur fitimin. 

Në përfundim të kursit të Ndërmarrësisë, në nivel lokal do të organizohet “Gara për Idenë më të mirë të Biznesit”. Kjo garë ka për qëllim promovimin e ideve të biznesit të të rinjëve dhe metodologjisë “One stop shop” – vend i vetëm ku mund ti marrësh të gjitha shërbimet. Konkurset do të zhvillohen në bazë të metodës “Elevator Pitch” për të paraqitur idetë para audiencës më të gjerë dhe punëdhënësve potencial. 

HEROnjët në sesionin rajonal të trainimit (Novi Sad), punojnë mbi strategjinë e tyre të komunikimit

Pas zgjedhjes së fituesve në të gjitha vendet, partneri lider i projektit – Centar za omladinski rad (CZOR) – bashkë me partnerët e tjerë, do të organizojnë një fushatë rajonale që synon promovimin e ideve më të mira të biznesit dhe promovimin e metodologjisë “One stop shop” e cila do të ndiqet nga një seri takimesh rajonale (webinar online) me qëllim që të nxisë shkëmbimin e përvojës dhe të nxisë rrjetëzimin midis fituesve nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor. Garat kombëtare do të kenë një shikueshmëri të lartë e cila do të sigurohet përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë dhe mbulimit mediatik.  Komisioni përzgjedhës do të jetë i përbërë nga përfaqësues të biznesit, organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë. 

Me të rinjët të tillë, ka shpresë për një të ardhme më të mirë.

Programi HERO është një program rajonal që synon të përgatisë të rinjtë për tregun dixhital të punës nëpërmjet kurseve të ndryshme të aftësive dixhitale, të buta dhe sipërmarrëse. Programi është një përpjekje e përbashkët midis organizatave rajonale: Center for Youth Work – CZOR, Serbia (Lead), Forum MNE, Mali i Zi; Centar za Edukaciju Mladnih – CEM, Bosnjë dhe Hercegovinë; Rinia për Ndryshime Shoqërore, Shqipëri dhe TOKA, Kosovë.

Gjatë periudhës shtator 2022 – mars 2023, projekti është zbatuar nga Këshilli i Rinisë Kosovare (KYC) dhe është bërë i mundur nëpërmjet nën-projektit TOKA.

Ky program mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Afër 500 Super-Vullnetar fillojnë të ndihmojnë komunitetin

Lexo më shumë

Tani, HEROnjët bëhen “Ndërmarrës”

Lexo më shumë

Fillojnë përgatitjet për Ditën e Solidaritetit

Lexo më shumë

Klubet Super-Vullnetare po vijnë!

Lexo më shumë

Akreditohet programi trajnues “Të Nxënit Përmes Përvojës”

Lexo më shumë

Bëhu pjesë e Akademisë së “Liderëve të Rinj”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha