IDETË FITUESE PËR PËRMIRËSIMIN E SHKOLLAVE!

12 Korrik, 2018

SHPALLJA E IDEVE FITUESE PËR PËRMIRËSIMIN E SHKOLLAVE!

Kemi pranuar rreth 200 ide për kampanjën “Ndryshoni Shkolla” dhe ju jemi mirënjohës mësimdhënësve, drejtorëve, nxënësve e ish-nxënësve dhe prindërve që kanë dërguar idetë e tyre se çka konkretisht do të përmirësonin në një shkollë publike në Kosovë.

Siç e kemi thënë, për shkak të kapacitetit tonë të vogël, këtë verë mund t’i përkrahim vetëm 4 projekte.

IDETË FITUESE të cilat do të realizohen nga kampistët tonë përmes sesioneve të vullnetarizmit edukativ gjatë kampeve janë:

1. Përmirësimi i klasës me rafta, varëse dhe ngjyra në Sh.F.M.U. “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad, Dragash. 
//Ide nga mësimdhënësi Ensar Misini 

2. Përmirësimi i klasës me rafta në Sh.F.M.U. “Liria” në fshatin Stroc, Vushtrri. 
//Ide nga mësimdhënësja Donika Selaci

3. Përmirësimi i klasës me kënd leximi në Sh.F.M.U. “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll, Prishtinë. 
//Ide nga mësimdhënësja Ariana Baxhaku

4. Përmirësimi i oborrit të shkollës me ulëse dhe vizak (komkacel) në Sh.F.M.U. “Dardania”, Pejë.
//Ide nga mësimdhënësja Merita Kelmendi Dervishaj

SHËNIM: Ka pasur shumë ide të mira, mirëpo kemi qenë të detyruar të konsiderojmë vetëm ato të cilat janë të realizueshme nga vullnetarët dhe janë brenda buxhetit. Poashtu, përparësi në përzgjedhje kanë pasur idetë të cilat kanë qenë të përshkruara qartësisht dhe shkollat në zonat rurale ku është parë nevoja më e madhe.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

TOKA në Argjentinë, pjesë e seminarit botëror mbi Vullnetarizmin Edukativ

Lexo më shumë

Aplikoni për Trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”!

Lexo më shumë

[MBYLLUR] Programi 02HERO: Trajnimi i Ndërmarrësisë – Falas!

Lexo më shumë

Kampi “Unë dhe Natyra” 2022 – Apliko sot!

Lexo më shumë

Tregime suksesi nga shkëmbimi rinor në Itali

Lexo më shumë

[MBYLLUR] Kampi Ndërkombëtar – Apliko sot!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha