Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

29 Maj, 2024

Kosova është plot me ndryshimtarë të cilët përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer – sidomos kur i gjithë përkushtimi vie në formë të punës vullnetare

Pikërisht për këtë arsye po lansojmë për herë të parë fushatën vjetore dhe ngjarjen e ndarjes së Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit me synim mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm. 

Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare. 

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në 3 kategori:

Kategoria A: TË RINJTË

Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV


Secila kategori përfshin disa çmime.

Kategoria A: TË RINJTË, ka këto çmime për 3 të rinj:

  1. Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit
  2. Vullnetari/ja më Kreativ/e e Vitit
  3. Vullnetari/ja i/e Vitit

Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominit për  Çmimet e të Rinjve, klikoni në këtë link.


Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:

  1. Biznesi më Përkrahës i Vitit
  2. Komuna më Përkrahëse e Vitit
  3. Ambasadori/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit
  4. Figura Publike më Përkrahës/e e Vitit

Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimitt për  Çmimet e Përkrahësve të Vullnetarizmit, klikoni në këtë link.

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV, ka çmime për dy kategori:

  1. Shkollat që zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ
  2. Grupe jo-formale dhe organizata që zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ. 

Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominit për  Vullnetarizmit Edukativ, klikoni në këtë link.

Nëse mendoni se ju apo dikush që ju njihni meriton të njihet si një nga kontribues në fushën e vullnetarizmit, atëherë bëhuni pjesë e nominimeve tani!

Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected]g  apo +383 38 704 560

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha