Ti je këtu sepse ke në mendje dikë që mund të nominosh për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit- në kategorinë e Të Rinjve, apo synon të nominosh vetveten. Faleminderit për kohën!
Shih informatat në vazhdim për t’u njohur më mirë me definimin e çmimeve, mënyrën e përkrahjes dhe kriteret e nominimit. Paç fat!
Cilat janë tri çmimet e Kategorisë A: Të rinjtë?
Sa është shuma e përkrahjes?
Në rast se ju jeni një nga vullnetarët e vitit, TOKA do t’ju përkrahë me këto shuma:
Kush mund të nominohet?
Të drejtën për t’u nominuar e kanë të gjithë individët të cilët:
Kush mund të nominojë?
Nominimet mund t’i paraqesë cilido individ, organizatë, institucion që ka informata të sakta për personin e ri/re të nominuar. Ata mund të nominojnë edhe vetveten nëse janë të rinj. Një individ mund të nominojë disa persona të tjerë (pa limit).
Si mund të nominojë veten apo tjetrin?
Ne kemi krijuar formën e nominimit e cila përmban:
Klikoni KËTU për të filluar procedurën e nominimit.
Afati i fundit për nominim është 30 shtator 2024, ora 23:59.
Data me rëndësi
Aktiviteti | Data |
Thirrja e hapur për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit | 29 maj – 30 shtator 2024 |
Vlerësimi dhe përzgjedhja e Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit | 30 shtator – 15 nëntor 2024 |
Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve tek Konferenca e Vullnetarizmit (e organizuar nga TOKA) | 5 dhjetor 2024 |
Në rast se keni pyetje kontaktoni në: [email protected]g apo +383 38 704 560
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.