Ka ardhë Koha me u Shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

29 Maj, 2024

Kosova është plot me ndryshimtarë të cilët përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer – sidomos kur i gjithë përkushtimi vie në formë të punës vullnetare

Pikërisht për këtë arsye po lansojmë për herë të parë fushatën vjetore dhe ngjarjen e ndarjes së Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit me synim mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm. 

Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare. 

Fushata e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit ka arritur të ketë mbështetjen e rreth 50 organizatave e institucioneve lokale e ndërkombëtare, për t’u njohur me mbështetësit klikoni këtu.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në 3 kategori:

Kategoria A: TË RINJTË

Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV


Secila kategori përfshin disa çmime.

Kategoria A: TË RINJTË, ka këto çmime për 3 të rinj:

  1. Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit
  2. Vullnetari/ja më Kreativ/e e Vitit
  3. Vullnetari/ja i/e Vitit

Afati për të nominuar për këto Çmime është 30 shtatori, për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominit për  Çmimet e të Rinjve, klikoni në këtë link.


Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:

  1. Biznesi më Përkrahës i Vitit
  2. Komuna më Përkrahëse e Vitit
  3. Ambasadori/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit
  4. Figura Publike më Përkrahës/e e Vitit

Afati për të nominuar për këto Çmime është 30 shtatori, për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimitt për  Çmimet e Përkrahësve të Vullnetarizmit, klikoni në këtë link.

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV, ka çmime për dy kategori:

  1. Shkollat që zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ
  2. Grupe jo-formale dhe organizata që zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ. 

Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominit për  Vullnetarizmit Edukativ, klikoni në këtë link.

Thirrja për këtë kategori është mbyllur!

Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected]g  apo +383 38 704 560

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha