Mbi 50 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

18 Korrik, 2024

Kosova është plot me ndryshimtarë të cilët përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer – sidomos kur i gjithë përkushtimi vie në formë të punës vullnetare. 

Pikërisht për këtë arsye kemi lansuar për herë të parë fushatën vjetore dhe ngjarjen e ndarjes së Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit me synim mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm. 

Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare. 

Mbështetja deri tani: Fushata tashmë ka fituar mbështetjen publike e rreth 50 hisedarëve, duke përfshirë:

  • Komunat: Ferizaj, Istog, Hani i Elezit, Podujeva, Peja, Suhareka dhe Prizreni.
  • Përfaqësitë diplomatike në Kosovë: Ambasada Britanike, Ambasada e Amerikës, Ambasada e Suedisë dhe Ambasada e Zvicrrës.
  • Organizatat Ndërkombëtare: Albinfo, American Advising Center, GAIA, Manchester Aid to Kosovo, Play International, YMCA Kosovo.
  • Organizatat Vendore: 7 Arte, ANIBAR, ATOMI, CDF, CIPOF, DokuFest, Down Syndrome Kosova, EC Ma Ndryshe, ETEA, Fondacioni 17, Germin, HANDIKOS, ICK, Ipko Foundation, KCSF, Kosova Women 4 Women, KVRL Drenas, KVRL Gjakovë, KYC, KQHPSM, Laps, Shoqata Nënë Tereza, OJQ ZANA, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, OMM Gjethi, Orca, QIPS, QKSGJ, RYCO, SHE-ERA, Teach for Kosova, The Ideas Partnership, YIHR.

Ne jemi shumë mirënjohës që kemi këto institucione dhe organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare mes nesh për të mbështetur kampanjën, e cila synon të njohë dhe shpërblejë të gjithë ata që janë të përkushtuar për të bërë Kosovën më të mirë.

E në qoftë se ti dëshiron me nominu veten apo dikë tjetër për një ndër çmimet, atëherë kliko në këtë link për të mësuar më shumë!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha