Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullnetarizmit!

29 Maj, 2024

Ti po e lexon këtë artikull sepse ke në mendje dikë që mund të nominosh për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit  në kategorinë e Përkrahësve të Vullnetarizmit, apo synon të nominosh vetveten. Faleminderit për kohën! 

Shih informatat në vazhdim për t’u njohur më mirë me definimin e çmimeve dhe kriteret e nominimit. Paç fat! 

Cilat janë çmimet e Kategorisë B: Përkrahësit e Vullnetarizmit?

  1. Biznesi më Përkrahës i Vitit
  2. Komuna më Përkrahëse e Vitit
  3. Ambasadori/ja i Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit 
  4. Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit

Kush mund të nominohet?

Për çmimin “Biznesi më Përkrahës i Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë bizneset/përfaqësuesit e bizneseve të cilat:

  • Janë të regjistruar dhe veprojnë në Kosovë,
  • Kanë dhënë kontribut në kohë, punë, njohuri, fonde për komunitetin dhe vullnetarizmin përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.

Për çmimin “Komuna më Përkrahëse e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë komunat/përfaqësuesit e komunave (drejtorë, staf administrativ) të cilat:

  • Janë në Kosovë,
  • Kanë dhënë kontribut në kohë, punë, njohuri, fonde, shpërblime për komunitetin dhe vullnetarizmin përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.

Për çmimin “Ambasadori/ja i Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë individët, shkollat, universitetetet, organizatat, shoqatat, bizneset, shoqëritë kulturore-artisitke dhe përfaqësuesit e tyre, të cilat:

  • Janë të regjistruar dhe veprojnë në diasporë,
  • Kanë dhënë kontribut në kohë, punë, njohuri, fonde për komunitetin dhe vullnetarizmin kosovar e rajonal përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.

Për këtë çmim ka shpërblim prej 320 euro të cilat janë ngritur nga vullnetarë nga Diaspora të cilën kanë punuar në Ditën e Solidaritetit në Diasporë – të organizuar nga TOKA & GERMIN.


Për çmimin “Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë individët e njohur nga publiku me kontribut të dalluar në fushën e kulturës, sportit, politikës, zhvillimit social, ekonomisë, gazetarisë, argëtimit, etj., të cilët:

  • Jetojnë dhe veprojnë në Kosovë,
  • Kanë dhënë kontribut për komunitetin dhe vullnetarizmin përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.

Kush mund të nominojë?

Nominimet mund t’i paraqesë cilido individ, komunë, biznes, organizatë, institucion që ka informata të sakta për biznesin//komunën/ambasadorin e diasporës/figurën publike të nominuar.  Ata mund të nominojnë edhe vetveten nëse i takojnë njërës nga këto profile. Një individ mund të nominoj disa persona/institucione të ndryshme (pa limit).

Si mund të nominojë veten apo tjetrin?

Ne kemi krijuar nga një formë të veçantë të nominimit për secilin çmim i cili përmban: 

  • Termat dhe Kushtet
  • Formularin e Nominimit 

Klikoni në linqet e çmimeve përkatëse për të filluar procedurën e nominimit:

Për “Biznesi më Përkrahës i Vitit”, kliko KËTU!

Për “Komuna më Përkrahëse e Vitit”, kliko KËTU!

Për “Ambasadori/ja i Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit”, kliko KËTU

Për “Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit”, kliko KËTU!

Afati i fundit për nominim është 30 shtator 2024, ora 23:59.

Data me rëndësi

AktivitetiData
Thirrja e hapur për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 29 maj – 30 shtator 2024
Vlerësimi dhe përzgjedhja e Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 30 shtator – 15 nëntor 2024
Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve – tek Konferenca e Vullnetarizmit (e organizuar nga TOKA)5 dhjetor 2024

Në rast se keni pyetje kontaktoni në: [email protected]g  apo +383 38 704 560

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha