Kampet verore 2023 – Shtëpia e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

28 Gusht, 2023

Një rrugëtim transformues për mendjet e reja nga Kosova, Shqipëria, ShBA, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shënoi përfundimin triumfues të 4 kampeve verore me 126 pjesëmarrës të realizuara për këtë vit. 

Me pjesëmarrësit e moshës 14 deri në 19 vjeç, këto kampe jo vetëm që siguruan një hapësirë për shkëmbim kulturor, shkathtësi debati, njohuri dixhitale, menaxhimin e projekteve vullnetare por gjithashtu dhanë aftësi të vlefshme jetësore, duke nxitur rritjen personale të tyre.

Tematikat dhe shkathtësitë që mësuan të rinjtë gjatë kampeve:

Kampi Debatit – 24 pjesëmarrës ambicioz të moshës 15-17 vjeç gjatë këtij kampi 3 ditor u thelluan në artin e komunikimit bindës dhe shkathtësive debatuese. Përveç shoqërisë dhe argëtimit, në këtë kamp këta të rinj zhvilluan shkathtësitë e udhëheqjes dhe bashkëpunimit, kërkimit dhe hulumtim të informatave, argumenteve, menaxhimit të kohës dhe mendimit kritik.

Përveç që të rinjtë përfunduan Kampin e Debatit si debatues më të shkathtë, ata tani ndihen më të sigurt, të artikuluar dhe të gatshëm për t’u angazhuar në debate në komunitetin e tyre.

Kampi SMART – kamp rajonal i cili bashkoi rreth 40 të rinj të moshës 15-19 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Herzegovina, Serbia, ShBA-ja dhe Maqedonia e Veriut për një përvojë gjithëpërfshirëse në njohuritë dixhital dhe menaxhimin e projekteve vullnetare. 

Për të thelluar njohuritë dixhitale tek të rinjtë pjesë e aktiviteteve të kampit ishin edhe të ftuarit specialë si: Gazetarja legjendare hulumtuese znj. Jeta Xharra, znj. Albulena Sadiku zëvendës drejtore. z. Kreshnik Gashi redaktor menaxhues dhe znj. Elena Stojanovska menaxhere e projekteve nga Rrjeti Ballkanik Investigativ (BIRN) dhe Kallxo.com. 

Këto mendje të ndrituara ndanë përvojën dhe ekspertizen e tyre rreth lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtes së të dhënave në mediat sociale duke krijuar një hapësirë të sigurt dhe kurioze për të rinjtë. 

Pas këtyre sesioneve informuese dhe mjaftë interesante, të rinjtë këto njohuri i ideuan në projektet vullnetare të cilat do t’i zbatojnë në shtetet tyre. Shumë ide të projekteve dhe punë u realizua gjatë 7 ditëve të kampit.

Kampi TOKA Jonë – Kampi diasporës TOKA Jonë bashkoi 39 të rinjtë energjik dhe kurreshtarë të moshës 14-16 vjeç nga diaspora dhe Kosova. Përtej distancave gjeografike, kjo përvojë ishte një urë lidhëse që ushqeu aftësitë sociale, shkëmbimin kulturor dhe njohuri të reja. Ndërsa pjesëmarrësit eksploruan rrënjët e tyre dhe përqafuan zhvillimin personal, kampi ndezi një udhëtim fuqizimi, ekspolorimi të gjuhës dhe vetë-zbulimit kulturor për ta.

Në këtë kamp musafir special kishim znj. Fakete Kadiu kryeshefe ekzekutive e Postës së Kosovës ku ndanu me të rinjtë historinë, punën dhe rëndësinë e pullave postare.

Liri Hashani nga Fondacioni 17, përmes syzeve VR të rinjtë patën mundësinë që të shëtisni në galeritë e fondacionit dhe të përjetojnë secilën prej ekspozitave nga afër.

Përfaqësues nga Forcat e Sigurisë së Kosovës ku si përherë ishin të gatshëm të ndajnë informata, mundësi të reja dhe ndanë ekspertizën e tyre në dhënien e ndihmës së parë.

Për ta përmbyllur këtë përvojë magjike së bashku me të rinjtë nga diaspora dhe Kosova ishim pjesë e festivalit ndërkombëtar për dokumentarë dhe filma të shkurtër Dokufest. 

Ndërsa këta të rinj kthehen në komunitetet e tyre, ata morrën me vete mësimet e unitetit – si një dëshmi e fuqisë për të festuar diversitetin dhe për të krijuar lidhje shoqërore të përjetshme.

Kampi i Lidershipit – Përvoja gjithëpërfshirëse në Kampin e Lidershipit mblodhi 23 liderë të rinj të moshës 15-17 vjeç, nga kënde të ndryshme të Kosovës për të ndezur një udhëtim të rritjes personale, bashkëpunimit dhe udhëheqjes vizionare.

Nëpërmjet sesioneve fascilituese, aktiviteteve praktike dhe ndërveprimeve me njëri-tjetrin, pjesëmarrësit u përgatitën të jenë të gatshëm për të formësuar të ardhmen e komuniteteve të tyre dhe më gjerë.

Me një vizion të përbashkët për një të nesërme më të mirë, këta liderë të rinj janë të gatshëm të sjellin ndryshime, duke lënë gjurmë të paharruara në komunitetet e tyre dhe më gjerë duke vazhduar rrugëtimin e tyre për të udhëhequr Klubet e Debatit gjatë vjeshtës. 

Ndikimi që patën këto kampe verore tek pjesëmarrësit u shtri përtej kohëzgjatjes së programeve. Ata u kthyen në komunitetet e tyre si ambasadorë të rinjë të fuqizuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre në sjelljen e ndryshimeve dhe bashkëpunimit.

Donatorët e kampeve:

Kampet e TOKAs u mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; Programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian; SMART Balkans – Shoqërisë Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor; Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”  që implementohet nga CDF; Organizata Zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe; si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Falenderojmë donatorët e kampeve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Projekti ‘’Më Shumë Edukim në Karrierë – Orientim më i mirë në Karrierë...

Lexo më shumë

Lokacioni i Kampeve Verore

Lexo më shumë

Kampet verore rikthen – Aplikoni tani!

Lexo më shumë

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha