Kampi i Solidaritetit – Apliko sot!

26 Maj, 2023

Kampi i Solidaritetit ofron mundësi përi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëjnë ndryshim pozitiv në komunitet, dhe të angazhohen në realizimin e një projekti vullnetar pas përfundimit të Kampit. 

Me pjesëmarrjen në këtë Kamp do të krijoni dhe thelloni shoqëri të reja, do të keni mundësi të bëheni pjesë e komunitetit mbarë-Evropian te vullnetarëve të rrjetit SAME, do krijoni kujtime të reja përmes bashkëpunimit në aktivitete rinore në mes të rinjve nga Kosova dhe diaspora.

Datat e kampit: 21–26 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 17-24 vjet;
Gjuha e kampit: Shqip

Që ti kalosh 6 ditë duke mësuar si të bësh ndryshim në komunitet, krijosh shoqëri të re, argetohesh, ne kemi bërë një përzgjedhje të larmishme të aktiviteteve si:
–  Njohja me metodologjinë e Ditës së Solidaritetit,

–  Njohja me rrjetin e organizatave SAME,
– Aktivitete stimuluese për planifikimin dhe organizimin e zbatimit të projekteve vullnetare në komunitet.
– Vizitë në qytetet e bukura të Kosovës.

– Aktivitete Kulturore.

Bashkoju grupit prej 40 pjesëmarrësve entuziastë për të kontribouar në komunitetit e tyre.

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 7 Gusht 2023, 23:59! 

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected] apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.

Kampi i Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj HumanRightivism   që implementohet nga Community Development Fund – CDF  dhe TOKA; mbështetet nga KCSF   EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina  Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitdhe Ministria E Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha