KAMPI I “SUPER-VULLNETARËVE” PËRFUNDOI ME SUKSES!

30 Korrik, 2018

Përfundoi kampi i radhës i “Super-Vullnetarëve” me sukses!

Rreth 40 të rinjë nga anembanë Kosova eksploruan natyrën, krijuan shoqëri të reja dhe zhvilluan shkathtësi të ndryshme, përfshirë ato të komunikimit, bashkëpunimit dhe të punës me dru.

Ata poashtu eksploruan kreativitetin e tyre duke krijuar dekorime artistike me materiale të riciklueshme nga pylli, e sfiduan veten duke u ngjitur në murin Alpin, bënë eksperimente fizike dhe kimike, si dhe u argëtuan duke shikuar filma dhe duke e organizuar shfaqjen e talentëve në kamp.

Kampi kulmoi me projektet e vullnetarizmit edukativ, përmes së cilave ata ndërtuan dollape dhe varëse dhe i vendosën në shkollat fillore “Liria” të fshatit Stroc, Vushtrri dhe asaj “Sezai Surroi” të fshatit Bellobrad, Dragash.

Ishte një javë përplot argëtim në natyrë, mësim, krijim dhe zhvillim shkathtësishë!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha