Kampi i të rinjëve “SMART”

Kampi i të rinjëve për njohuri digjitale/lajme të rreme dhe menaxhim të projekteve – po fillon!

Informata rreth kampit:
Kampi i të rinjëve “SMART” është kamp 7 ditor i cili bashkon rreth 45 të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Rumania, Mali i Zi dhe Amerika Veriore për të zhvilluar aftësi të menaxhimit të projekteve vullnetare, njohuritë në aftësitë digjitale dhe lajme të rreme për të gërshetuar kulturat, përvojat dhe vizituar qytetin e bukur të Prizrenit.

  • Datat e kampit: 25–31 korrik, 2023;
  • Lokacioni: Gjimnazi Loyola, Prizren;
  • Mosha: 15-19 vjet;
  • Gjuha e kampit: Angleze;
  • Kamp VETËM me pjesëmarrës të programit të Klubeve të Super-Vullentarëve dhe organizatave partnere.

Që pjesëmarrësit në këtë kamp t’i kalojnë 7 ditë të kampit duke mësuar, zhvilluar shkathtësi dhe duke u argëtuar, ne kemi bërë një përzgjedhje të aktiviteteve, si të:

  • Zhvilloni shkathtësitë në menaxhimin e projekteve vullnetare;
  • Njoftoheni me ekspertë dhe mësoni për aftësitë digjitale;
  • Mësoni si ti identifikoni lajmet e rreme;
  • Vizitë në qytetin e bukur të Prizrenit;
  • Mësoni më shumë për kulturat e shteteve pjesëmarrëse;

Në këtë kamp, të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke implementuar projekte vullentare në komunitetet përkatëse.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected], në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Kampi SMART Balkan mbeshtetet nga Giving and Recieving- Qytetarët e rinj aktivë për paqe dhe prosperitet u mbështet nga granti rajonal i projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimi i Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha