Kampi i “Lidershipit”

A jeni gati për t’u bërë liderë të rinj të klubeve të debatit – aplikoni për kampin e lidershipit tani!

Informata rreth kampit:
Kampi i Lidershipit është i hapur për të gjithë të rinjt e Klubeve të Debatit që kanë synim të marrin rolin e Liderëve të Rinj këtë vjeshtë. Ky kamp do të bëjë bashkë të rinj nga 6 komuna të Kosovës të cilët do të krijojnë kujtime të paharrueshme përmes lojërave, sfidave e diskutimeve.

  • Datat e kampit: 13-15 gusht, 2023;
  • Lokacioni: Gjimnazi Loyola, Prizren;
  • Mosha: 15-18 vjet;
  • Kamp VETËM me pjesëmarrës të Klubeve të Debatit

Për t’u siguruar që ju do të keni një përvojë të paharrueshme në kamp ne do të sigurohemi që ju të shijoni kohën tuaj duke mësuar e argëtuar përmes këtyre aktiviteteve kryesore:

  • Aktivitetet të këndshme për të njour njëri tjetrin – qoftë përmes lojërave apo sfidave!.
  • Sesione trajnuese për fasilitimin, të cilat do të ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja të lidershipit dhe të folurit publik.
  • Aktivitete fizike e sportive që do të ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe të njihni miqtë tuaj të kampit më mirë.
  • Aktivitetet në natyrë sigurisht nuk do të mungojnë, sidomos duke konsideruar lokacionin e kampit!

Pjesëmarrësit e këtij kampi do të vazhdojnë përkushtimin e tyre në Klubet e Debatit përmes udhëheqjes së takimeve javore të Klubit të Debatit në shkollën e tyre sëbashku me edukatorë me përvojë nga TOKA.

Apliko për t’u bërë pjesë e kampit përmes këtij linku

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org, në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Kampi i Lidershipit është pjesë e aktiviteteve të projektit “Let’s Debate Change”, i cili përkrahet nga organizata zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe dhe implementohet nga TOKA.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

Lexo më shumë

Kampet verore 2023 – Shtëpija e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

Lexo më shumë

Thirrje e hapur për projekte rinore!

Lexo më shumë

TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

Lexo më shumë

Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt...

Lexo më shumë

TRYEZË DISKUTIMI – MODELET E PUNËSIMIT NË KOSOVË

Lexo më shumë
Shiko te gjitha