Kampi “Solidariteti”

Kampi i Solidaritetit ofron mundësi përi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëjnë ndryshim pozitiv në komunitet, dhe të angazhohen në realizimin e një projekti vullnetar pas përfundimit të Kampit.

Me pjesëmarrjen në këtë Kamp do të krijoni dhe thelloni shoqëri të reja, do të keni mundësi të bëheni pjesë e komunitetit mbarë-Evropian te vullnetarëve të rrjetit SAME, do krijoni kujtime të reja përmes bashkëpunimit në aktivitete rinore në mes të rinjve nga Kosova dhe diaspora.

Datat e kampit: 21–26 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 17-24 vjet;
Gjuha e kampit: Shqip

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 7 Gusht 2023, 23:59!

Që ti kalosh 6 ditë duke mësuar si të bësh ndryshim në komunitet, krijosh shoqëri të re, argëtohesh, ne kemi bërë një përzgjedhje të larmishme të aktiviteteve si:
–  Njohja me metodologjinë e Ditës së Solidaritetit,
–  Njohja me rrjetin e organizatave SAME,
– Aktivitete stimuluese për planifikimin dhe organizimin e zbatimit të projekteve vullnetare në komunitet.
– Vizitë në qytetet e bukura të Kosovës.
– Aktivitete Kulturore.

Bashkoju grupit prej 40 pjesëmarrësve entuziastë për të kontribouar në komunitetit e tyre.

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected], në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Kampi i Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj HumanRightivism   që implementohet nga Community Development Fund – CDF  dhe TOKA; mbështetet nga KCSF   EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina  Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitdhe Ministria E Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

TOKA PO LANSON PROGRAMIN MË TË RI TË BURSAVE “LULËZOJNË” PËR TË F...

Lexo më shumë

Thirrje e Hapur për Ekspert/e

Lexo më shumë

Viti 2024 – Vit i Solidaritetit! 

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur: Koordinator/e për Zhvillim

Lexo më shumë

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha