Kampi “Unë dhe Natyra” 2022 – Apliko sot!

30 Qershor, 2022

Kampi “Unë dhe Natyra” është ideal për personat që duan të mësojnë më shumë për vetën, të krijojnë shoqëri të re dhe të kalojnë 6 ditë të paharrueshme brenda një komuniteti që të bën të ndjehesh i/e sigurtë.

Datat e kampit: 10-15 gusht 2022
Lokacioni: Kosovë, lokacioni do të konfirmohet së shpejti
Mosha dhe profili i pjesëmarrësve: 
– 15-17 vjeç;
– Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv, Klubeve të Debatit;
– Të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e TOKA.
Gjuha e kampit: shqip
Çmimi:
– FALAS për Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv, Klubeve të Debatit që kanë qenë aktiv gjatë vitit shkollor 2021/22.
– Çmimi 149 euro – të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e Klubeve të TOKAs.

Gjatë kampit ju do të merrni pjesë në shumë aktivitete për të njohur vetën, bisedë me ekspertë të fushës, aktivitete argëtuese dhe shumë përvoja të tjera me vlerë.

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 31 korrik 2022, 23:59! 

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected] apo na shkruani në faqet tona në FacebookInstagram, apo Twitter.

Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR; nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe nga organizata zvicerane Solidar Suisse.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha