Klubet Super-Vullnetare po vijnë!

21 Tetor, 2022

Sikur vitet e kaluara, edhe këtë vit rikthehen Klubet e Super-Vullnetarëve. Këto klube mbledhin të rinjë që dëshirojnë të mësojnë dhe të kontribojnë në komunitetin e tyre me anë të punës vullnetare. Nëpërmjet klubeve, ata/ato takohen së bashku çdo javë për të identifikuar  problemet e komunitetit, për të sjellur ide, për të planifikuar dhe për të implementuar projekte në komunitet.

Anëtarët e Klubeve Super-Vullnetare do të zhvillojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme duke përfshirë: mendimin kritik, shkathtësi të lidershipit, shkathtësi të komunikimit, zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative,  punën në grupe dhe rritjen e vetëbesimit. Kjo bëhet e mundshme përmes aktiviteteve të ndryshme të  cilat zhvillohen gjatë punimeve me klubin.

Klubet e Super-Vullnetarëve udhëheqen nga 2 ose 3 liderë të cilët mund të jenë mësimdhënës të shkollave fillore ose të mesme, studentë të psikologjisë ose edukimit dhe Super-Vullnetarë e Super-Qytetarë mbi moshën 17 vjeçare.

Gjatë kohës sa janë aktive, Klubet e Super-Vullnetarëve arrijnë të implementojnë 1 deri në 2 projekte brenda 1 viti shkollor. Përpos të tjerash, Klubet i kryejnë disa funksione, duke përfshirë: (1) Arritjen e ndryshimeve shoqërore në komunitet; (2) Aplikimin e shkathtësive të mësuara gjatë punimeve të klubit.

Klubet Super-Vullnetare janë të hapura për të gjithë 12-17 vjeçar/et që dëshirojnë të zhvillojnë këto aftësi e shkathtësi.

Apliko tani duke klikuar këtu: forms.gle/mga9z3xsSBAVvHLr8.

Afati i fundit për aplikim është 30 tetor 2022.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha