Konferenca “5 vjet Vullnetarizëm Edukativ në Kosovë: Mësimet e nxjerra dhe vizioni për të ardhmen” do të mbahet me 30 qershor!

29 Qershor, 2023

Organizata TOKA, e cila punon për edukimin dhe zhvillimin e shkathtësive te të rinjtë në Kosovë që nga viti 2015, po sjellë Konferencën e tretë me radhë në kuadër të programit të Vullnetarizmit Edukativ të cilin janë duke e zbatuar nga viti 2018.

Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.

Konferenca këtë vit synon të bashkoj rreth 100 pjesëmarrës duke përfshirë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ekspertë të arsimit, mësimdhënës, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Qëllimi i kësaj Konference do të fokusohet në:
● Sukseset e arritura në programin e Vullnetarizmit Edukativ përgjatë 5 viteve, në të gjithë Kosovën.
● Ndikimet e programeve vullnetare dhe jashtëkurrikulare në sistemin arsimor dhe fuqizimin e të rinjve.
● Mësimet e marra dhe ndikimi i Vullnetarizmit Edukativ në shkolla dhe në komunitet.
● Vizioni për të ardhmen dhe hapat e ardhshëm.
● Aplikimi i praktikave, teknikave dhe metodoligjisë së Vullnetarizmit Edukativ në klasë.

Hapjen e Konferencës do ta bëjnë:

  1. Drejtoresha ekzekutive e TOKAs – Jehona Gjurgjeala
  2. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës – Glauk Konjufca
  3. Dorotea Deshishku – Këshilltare politike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  4. Mehmet Ballazhi – Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit

Konferenca do të përfshijë panelin e diskutimit “Programet vullnetare dhe jashtëkurrikulare në sistemin arsimor dhe ndikimi i tyre në fuqizimin e të rinjve” ku panelistë do të jenë:

         1. Besianë Musmurati – Drejtoreshë Komunale e Arsimit, Prishtinë
         2. Majlinda Zhitija-Gjelaj – Prodekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
         3. Hisni Luri – Drejtor Komunal i Arsimit, Han i Elezit
      4. Natyra Agani – Psikologe dhe profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina
  
Hatixhe Zeka – Menaxhere e Programit të Vullnetarizmit Edukativ thekson se gjatë këtyre pesë viteve, në programin e Vullnetarizmit Edukativ janë përfshirë më shumë se 2500 të rinjë, janë trajnuar 250 mësimdhënës e studentë në metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ dhe janë zbatuar më shumë se 200 projekte komunitare në të gjithë Kosovën. Andaj për ne është arritje e madhe që të mblidhemi dhe këto suksese t`i festojmë së bashku.

Konferenca do të mbahet me datën 30 qershor 2023, nga ora 10:15 në hapësirat e RIT Kosovo (A.U.K) në Prishtinë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha