[MBYLLUR] Hapet “Gara e Rinisë për Ndryshim”

26 Maj, 2022

Programi i Liderëve të Rinj në TOKA, po shpallë Garën e Rinisë për Ndryshim për të aplikuar me ide për zhvillimin e një projekti në temat e të drejtave të njeriut, mjedisit dhe edukimit.

Gara është e hapur për të gjitha grupet e rinjve që:
– i përkasin moshës 14-24 vjeçare,
– janë në grupe nga 3-5 persona,
– vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës,
– dëshirojnë të përmirësojnë komunitetin e tyre.

Tri idetë më të mira që përzgjidhen do të mbështeten me këto shuma:

– Vendi i Parë – deri në 400 euro
– Vendi i Dytë – deri në 250 euro
– Vendi i Tretë  – deri në 120 euro.

Nëse mendoni se projekti tuaj do të kontribuojë në përmirësimin e të drejtave të njeriut, mjedisit, dhe edukimit në Kosovë, mos humbni kohë, aplikoni tani duke klikuar këtu: https://bit.ly/3sYpyBY

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”, dhe implementohet nga CDF dhe TOKA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha