Me datën 17 Maj 2021 do të hapet Thirrja për t’u bërë Super-Arsimtar/e ose Super-Mentor/e!
Çka është programi i Vullnetarizmit Edukativ?
Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin dhe vetëdijen për qytetarinë aktive.
Ky program i ekspozon të rinjtë ndaj përvojave konkrete përmes zbatimit të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ duke bërë hartimin e nevojave të komunitetit, zgjidhjen apo minimizimin e një problemi të komunitetit, vendosjen e qëllimeve dhe objektivave, menaxhimin e aktiviteteve të projektit, ngritjen e fondeve, hartimin e buxhetit, monitorimin dhe vlerësimin e projektit.
Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA dhe WVK. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës, Qendra Rinore, KVRL ose persona të shoqërisë civile mbi moshën 18 vjeçare të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës.
TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 2,000 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, nga më shumë se 45 shkolla të 13 komunave të Kosovës.
Nga viti 2020, programit i është bashkuar edhe organizata World Vision Kosova, ndërsa programi do të vazhdojë implementimin dhe shtrirjen e tij në Kosovë me mbështetjen e Bashkimit Evropian edhe për 2 vitet e ardhshme.
Pra, kush janë Super-Arsimtarët, Super-Mentorët dhe Super-Vullnetarët?
Super-Arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme:
Super-Mentorët nga Qendrat Rinore/KVRL/OJQ-të Lokale ose Shkencat Sociale:
Super-Vullnetarët:
Pjesë e rëndësishme e programit të Vullnetarizmit Edukativ janë edhe komunat dhe bizneset të cilat mbështesin klubet dhe projektet në mënyra të ndryshme.
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.