Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

27 Janar, 2023

Në ditën ndërkombëtare të Arsimit, TOKA së bashku me Fakultetin e Edukimit, kane nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës, për trajnimin e të gjithë mësimdhënësve të matematikës të klasave 6-9 në metodologjinë e akredituar nga MAShTI “Të nxënit përmes përvojës”.

Ky bashkëpunim vjen pas pilotimit të suksesshëm të metodologjisë së avancuar të mësimdhënies nga 36 mësimdhënës në 14 shkolla anembanë Kosovës. Përfitues të këtij programi përveç mësimdhënësve kanë qenë edhe 700 nxënës të këtyre shkollave për të cilët në këtë periudhë janë zhvilluar gjithsejt 144 orë mësimore duke përdorur metodologjinë e të nxënit përmes përvojës.

“Pas pilotimit të suksesshëm të metodologjisë së avancuar të mësimdhënies – në bazë të vlerësimeve të mësimdhënësve dhe nxënësve, do të mundohemi që të bashkëpunojmë me komuna për të aplikuar këtë metodologji të suksesshme në më shumë klasa. Në vitin 2023, përveç sesionit të trajnimit, mentorimit dhe vlerësimeve, ne gjithashtu do t’i regjistrojmë dhe shtojmë këto aktivitete në bazën tonë të të dhënave online, në mënyrë që mësuesit e tjerë të mund t’i shikojnë dhe të mësojnë prej tyre dhe t’i zbatojnë ato në klasat e tyre. Puna me partnerin tonë, Fakultetin e Edukimit, ishte jashtëzakonisht e dobishme, pasi ata vazhdojnë të japin kontribut të vlefshëm në të gjitha aktivitetet tona.” – tha Rreze Hoxha, drejtuese e Programit të Institucionalizimit në TOKA.

Komuna e Prishtinës është komuna e parë që do të zbatojë këtë program trajnues në masë të gjërë, por priten që kjo metodologji të aplikohet edhe në komunat tjera.

“Kjo metodologji e bëri mësimin shumë më efektiv dhe më të thjeshtë. Nxënësve vërtetë iu pëlqyen aktivitetet dhe vazhdojnë të kërkojnë edhe më shumë aktivitete tjera, dhe shpresoj shumë që ky program të jetë i disponueshëm edhe për mësuesit e tjerë që dëshirojnë të bashkohen. Unë e rekomandoj shumë, pasi ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë dhe tek nxënësit – që janë faktorët më të rëndësishëm në këtë proces.” – ishte komenti nga një prej mësimdhënësve të përfshirë në programin trajnues të metodologjisë së avancuar të mësimdhënies.

Metodologjia e “Të nxënit përmes përvojës” është një program i akredituar trajnimi nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) e Republikës së Kosovës.

Programi i Institucionalizimit të TOKA-s ka punuar ngushtë me Fakultetin e Edukimit për më shumë se 3 vjet, gjatë të cilit ka zhvilluar programe të shumta trajnimi për mësuesit dhe ka trajnuar më shumë se 100 mësues të cilët kanë marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi. Suksesi i moduleve të zhvilluara ka rezultuar në mbi 80% kënaqësi nga studentët dhe mësuesit që e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre.

TOKA falënderon Komunën e Prishtinës, specifikisht Drejtoren Besianë Musmurati të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Dekanin Prof. Assoc. Dr. Blerim Saqipi, Prof. Assoc. Dr. Majlinda Zhitija-Gjelaj dhe Prof. Ass. Dr. Blerta Perolli Shehu nga Fakulteti i Edukimit për bashkëpunimin

Programi i trajnimit “Metodologjia e të nxënit nga përvoja” mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha