Mundësi bashkëpunimi me Biznese për Ditën e Solidaritetit 2024!

8 Nëntor, 2023

Fillon planifikimi për Ditën e Solidaritetit për herë të dytë në Kosovë në qershor të vitit 2024.

Çka është Dita e Solidaritetit?

Gjatë Ditës së Solidaritetit të rinjtë punojnë në një kompani, biznes ose organizatë për një ditë dhe dhurojnë pagën e tyre për një kauzë të rëndësishme për ta. Mbi 100,000 të rinj në Evropë marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit çdo vit, dhe vetëm në vitin 2023 TOKA theu rekorde në rajon me këto rezultate të arrira:

  • 6 ditë punë vullnetare (2, 3, 5, 8, 9 dhe 10 qershor)
  • 275 vullnetarë dhe 55 liderë të rinj të angazhuar
  • 35 biznese partnere
  • 4,332 Eur të ngritura për Fondin e Ditës së Solidaritetit
  • 2 projekte të përkrahura nga Fondi i Ditës së Solidaritetit në dy fusha: Shëndet Mendor dhe Fëmijë me Aftësi të Kufizuara.

Çka përfitoni ju si biznes, kompani, apo organizatë?

  1. Ekspozimi ndaj një grupi të rinjsh të motivuar dhe të interesuar për punë;
  2. Mundësi për të punësuar të rinj të talentuar edhe pas Ditës së Solidaritetit;
  3. Zgjerimi i klientelës së të rinjve dhe rritja e reputacionit në vend;
  4. Përmbushni qëllimin e kompanisë për shërbim në komunitet dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  5. Ndihmoni të rinj nga komunitete të pa-përkrahura dhe në nevojë;
  6. Promovim dhe vendosja e logos së Kompanisë në web-faqe dhe rrjetet sociale të TOKAs, në prezantimet promovuese dhe në çdo aktivitet që do të zhvillohet në kuadër të Ditës së Solidaritetit brenda dhe jashtë Kosovës;
  7. Ekspozim i Kompanisë si njëra nga kompanitë progresive dhe me vizion.

Çka kemi nevojë nga ju?

Nëse jeni të interesuar për t’ju bashkuar 35 bizneseve partnere të Ditës së Solidaritetit dhe dëshironi të kontribuoni për komunitet, mbushni formularin që e gjeni këtu. Më pas stafi i TOKAs do t’ju kontaktojë për takim.

Për çdo pyetje ose paqartësi rreth kësaj nisme na kontaktoni:  nuhi@toka-ks.org dhe +383 45 596 606  apo +383 (0)38 704 560.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha