Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

1 Shkurt, 2024

Mbledhja e të dhënave

Nëpërmjet mbledhjes së të dhënave, u vlerësua ndikimi pozitiv i Shkembimit të të rinjve në Rumani, projekteve lokale të Vullnetarizmit Edukativ dhe në përgjithësi i projektit Hearmi.
Analizimi i këtyre të dhënave na siguroi njohuri të vlefshme për efektivitetin e shkëmbimeve dhe të projekteve nga të rinjtë.

Shkëmbimi Rinor në Rumani

Në shkëmbimin e të rinjve në Rumani, pjesëmarrësit shfaqën rezultate pozitive pas përfundimit të shkëmbimit, duke treguar mbështetjen e shtuar në komunitet, interesin për çështjet sociale, angazhimin në aktivizmin social, ndjenjat e përfshirjes dhe kapitalin social të fituar. Veçanërisht, këto ndryshime ishin statistikisht të rëndësishme.

Projektet e udhëhequra nga të rinjtë

Nga 83 pjesëmarrës në fazën e parë të udhëhequr nga të rinjtë, 43 shfaqën përmirësime në aktivizmin social, përfshirjen dhe kapitalin social, duke reflektuar suksesin e projektit. Ndërsa jo të gjitha ndryshimet ishin statistikisht të rëndësishme, prapë ndikimi pozitiv ishte i dukshëm.

Fuqizimi i të liderëve të rinj

Në një pyetësor gjithëpërfshirës të kryer për projektin Hearmi, 72 liderë të rinj të përkushtuar ndanë njohuritë e tyre, duke ofruar një perspektivë të vlefshme për ndikimin dhe rëndësinë e projektit. 

Rezultatet e pyetësorit Hearmi jo vetëm që ofrojnë të dhëna sasiore mbi ndikimin e projektit, por gjithashtu ofrojnë një kuptim cilësor të rëndësisë subjektive që i atribuohet liderëve të rinj. Kjo analizë gjithëpërfshirëse do të kontribuojë në përmirësimin e projektit Hearmi, duke siguruar që ai të vazhdojë të fuqizojë dhe mbështesë liderët e rinj në rolet e tyre vendimtare. Projekti Hearmi ka pasur ndikim transformues tek liderët e rinj të përkushtuar për të formësuar të ardhmen e komunitetit tonë.

Ndikimi i përgjithshëm

Duke kombinuar të dhënat nga të tre projektet që përfshijnë 162 pjesëmarrës, ndikimi i përgjithshëm ishte i dukshëm. Ndryshime të rëndësishme pozitive janë vërejtur në angazhimin, motivimin për aktivizëm social, ndjenjat e përfshirjes dhe gatishmërinë për t’u angazhuar me komunitetet.

Kjo analizë gjithëpërfshirëse nënvizon triumfet e këtyre nismave rinore, duke shfaqur aftësinë e tyre për të ndikuar pozitivisht në perspektivat e pjesëmarrësve dhe për të nxitur angazhimin kuptimplotë në komunitet.

Ky projekt është pjesë e projektit “HEARMI – Boosting HEARTS and Minds of youth with Service Learning”, financuar nga Komisioni Evropian – Ngritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha