Organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidaritetit po zbatojnë projektet e tyre!

17 Tetor, 2023

Jemi shumë të lumtur të shohim organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidaritetit tek zbatojnë projektet e tyre fituese të këtij fondi. Njoftohuni me punën e palodhshme!

Shumë dashuri dhe ngjyra nga fëmijët e Down Syndrome Kosova (DSK)!

DSK ka nisur zbatimin e aktiviteteve me fëmijët nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skënderaj përgjatë të cilave fëmijët kanë zhvilluar aftësitë e të kuptuarit të rutinave dhe ndryshimeve në jetë si dhe kanë pasur mundësi të zhvillojnë më shumë aftësitë motorike.

DSK do të vazhdojë me implementimin e aktiviteteve të mbështetura nga Fondi i Ditës së Solidaritetit deri në përfundim të tetorit.

Ndërsa, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) ka përfunduar Akademinë 3 ditore për Shkrim mbi Shëndetin Mendor. Me pasion dhe dedikim, vullnetarë të angazhuar kanë ndjekur këtë akademi, e mbështetur nga Fondi i Ditës së Solidaritetit dhe e realizuar në bashkëpunim me revistën “Psika”.

Shumë shpejt këta vullnetarë do të bëjnë publikimin e artikujve që trajtojnë çështje të ndryshme mbi Shëndetin Mendor në Kosovë, dhe ju do të keni mundësinë t’i lexoni ato.

Ne i përgëzojmë DSK dhe QHPSM për punën dhe i urojmë fat në hapat e ardhshëm!

Solidarity Action Day is part of the environmental activities of the Swedish Agency for International Cooperation and Development (SIDA), through its “Human Rightivism” Program that is implemented by CDF and TOKA; is supported by the Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF) ‘EJA Kosova’ – co-financed by the Swedish Agency for International Cooperation and Development (SIDA), the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), and the Government of the Grand Duchy of Luxembourg; as from the Ministry of Culture, Youth and Sports. This project is developed in cooperation with the SAME network of organizations.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha