PËRFUNDOI ME SUKSES PROJEKTI I KATËRT I KAMPANJËS “NDRYSHONI SHKOLLA”!

15 Gusht, 2018

Është realizuar me sukses projekti i katërt i kampanjës “Ndryshoni Shkolla”!

Kampistët e TOKAs të cilit ishin pjesë e kampit “Ndërkombëtar”, ndërtuan ulëse nga druri dhe betoni si dhe mbollën vazo me lule për nxënësit e shkollës fillore “Dardania” në Pejë.

Idea për përmirësimin e oborrit me ulëse dhe vazo me lule ishte e mësimdhënëses Merita Kelmendi Dervishaj, ndërsa u realizua nga 40 kampistët e TOKAs nga Kosova, Shqipëria, Amerika, Franca, Maqedonia, Izraeli dhe Palestina, gjatë sesioneve të vullnetarizmit edukativ të kampit.

Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit, ata zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, ngjyrosjes, planifikimit dhe bashkëpunimit, të gjitha këto duke kontribuar për shoqëri.

//Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu u përkrah nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha