PËRFUNDUAM MODULIN E PARË TË PROJEKTIT EDUKATIV ‘TOKA TE TI’!

11 Prill, 2017

Çka ka të re?
Javën e kaluar përfunduam modulin e parë të projektit tonë të ri edukativ ‘TOKA TE TI’!.

Çka bën ky projekt?
‘TOKA TE TI’ stimulon të menduarit kritik te të rinjtë e Kosovës, rrit vetëbesimin e tyre dhe identifikon liderë të komunitetit – të cilët më pas ftohen të marrin pjesë në programet tjera transformuese të TOKAs.

Si funksionon TOKA TE TI?
Gjatë fazës përgaditore kemi përzgjedhur dhe trajnuar një ekip prej 14 super-edukatorësh nga e gjithë Kosova, të cilët për 3 muaj rresht kanë mbajtur aktivitete interaktive me nxënës. Projekti ka edhe dy psikologe, koordinatorin dhe menaxheren e projektit që sigurohen që çdo gjë të shkoj mirë. Programi edukativ zhvillohet nga eskpertja jonë për edukim jo-formal nga Kanada.

Çka ka ndodhur gjatë modulit 1?
Gjatë modulit të parë kemi punuar me rreth 400 nxënës nga 4 shkolla fillore në periferi dhe zona rurale të komunës së Prishtinës siç janë shkolla “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave, “Andon Zako Çajupi” në Bardhosh, “Ganimete Tërbeshi” në Llukar dhe “Avni Rrustemi” në Mramur. Këta nxënës kanë kaluar 6 javë me ne ku përmes lojërave dhe ushtrimeve të ndryshme interaktive kanë mësuar më shumë për veten, për punën në grup dhe kanë zhvilluar shkathtësi për zgjidhje të problemeve dhe të menduarit kritik.

Kush e mundëson këtë projekt?
Ky projekt financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe World Wildlife Fund – WWF Adria, me mbështetetje nga Komuna e Prishtinës.

Disa nga fotot e trajnimit të edukatorëve dhe aktiviteteve të modulit të parë mund ti shihni në albumin tonë TOKA TE TI/ TOKA OUTREACH.

Do të ju informojmë se si do të na shkojnë modulet e rradhës!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha