Përkrahësit e Rinisë në TOKA – Rriten e zhvillohen përderisa ndihmojnë të tjerët po në këtë rrugëtim!

3 Nëntor, 2023

Të rinjtë e Kosovës përmes TOKAs kanë mundësi të përfitojnë nga mundësi të mrekullueshme të fuqizmit. Kjo falë bashkëpunimit me përkrahësit e rinisë tanë të cilët janë djem e vajza ambicioz, e mësimdhënës të pashterrshëm.

Misioni jonë mbetet gjithnjë fuqizimi përmes pjesëmarrjes në aktivitetet tona, por sigurisht edhe përmes marrjes së përgjegjësisë të udhëheqjes së tyre. E këtë më së miri e bëjnë liderët, edukatorët e mësimdhënësit e përfshirë, të cilët përveq se përçojnë tek të rinjtë energjinë e përkushtimit për komunitetit, ata mësojnë e rriten personalisht përgjatë kësaj përvoje. Shihni më poshtë disa prej shumë vlerësimeve dhe dëshmive që kemi marrë nga përkrahësit  tanë të rinisë në rrugëtimin e tyre me TOKA.

  1. Rritja Personale dhe Zhvillimi i Aftësive:

“Përvoja ime si edukatore juniore në kampe ka qenë dhe do të mbetet përvoja që më ka rritur personalisht dhe më ka përgatitur për të ardhmen.”

“U bashkova në Akademinë e Liderëve të Rinisë për një përvojë të re, për zhvillimin e aftësive udhëheqëse, menaxhimin e kohës dhe kam marrë po këto mësime nga kjo përvojë.”

“Përvoja në TOKA ka qenë një përvojë që më ka sjellë rritje dhe plotësim në shumë aspekte.”

  1. Lidershipi dhe Shprehja e Lirë:

“Kjo përvojë ka nxjerrë në pah shkakthtësitë e mia të lidershipit, të organizimit dhe të komunikimit.”

“Liria për të shprehur mendimet e mia në një mjedis të sigurt që TOKA na ofron është pikërisht çka i duhet dhe çka kërkoja si një e re e motivuar në Kosovë.”

“Përvoja ime në TOKA më ka bërë të shoh më së shumti rëndësinë e zbatimit të ideve konkrete dhe përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve.”

  1. Menaxhimi i Kohës, Zbatimi i Ideve Konkrete dhe Krijimi i Përvojave Plotësuese:

“Udhëheqja e një grupi të rinjve më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi lidershipi, menaxhimi kohës dhe zgjidhje të problemeve.”

“TOKA ka realizuar misionin e tyre për të bërë që ne të jemi pjesë e një udhëtimi plotësues, motivues dhe përfshirës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha