Pozitë e Hapur: Apliko për Menaxher/e i/e Projekteve – Mbyllur

2 Shkurt, 2021

KUSH JEMI NE
Misioni i TOKAs është që ta ndihmojë shoqërinë kosovare duke investuar në rininë e saj. TOKA ofron programe të edukimit joformal, duke përdorur metoda interaktive të edukimit të të rinjëve.

KË PO KËRKOJMË
TOKA po kërkon një Menaxher/e të Projekteve me orar të plotë, i/e cili/a do të drejtojë zbatimin e suksesshëm të projekteve të reja dhe ekzistuese të organizatës. Po kërkojmë dikë me përvojë në menaxhimin e projekteve dhe buxheteve komplekse, me partnerë të shumtë. Profili ideal është një individ me aftësi të forta organizative, aftësi të mira teknologjike dhe aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal. Ky person duhet të ndihet rehat në një mjedis dinamik të punës, i/e cili/a nuk frikohet nga situata të panjohura dhe probleme sfiduese.

PËRGJEGJËSITË
Menaxheri/ja e Projekteve duhet të sigurohet që aktivitetet e projekteve zbatohen në një kohë dhe në mënyrë cilësore, në përputhje me standardet e programeve të TOKAs dhe kërkesat e donatorëve të specifikuara në kontratat e projekteve, duke përfshirë:
• Menaxhimi i resurseve, ekipit dhe buxhetit të projektit, në përputhje me qëllimin e projektit dhe brenda afateve kohore të specifikuara.
• Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të projektit, përfshirë edhe eskalimin e çështjeve relevante.
• Zhvillimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i planit të aktiviteteve në bashkëpunim me hisedarët e brendshëm dhe të jashtëm; të sigurojë zbatim efikas dhe efektiv të aktiviteteve të projektit, bazuar në sistemin e Monitorimit dhe Vlerësimit të TOKAs dhe të donatorëve.
• Menaxhimi i marrëdhënieve me donatorë përkatës – përfshirë raportimin narrativ dhe financiar.
• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e partneriteteve institucionale dhe aktorëve tjerë kryesorë që janë të rëndësishëm për suksesin e projektit; të shërbejë si person kontakti për të gjitha komunikimet që lidhen me projekt brenda dhe jashtë organizatës.
• Sigurimi i nivelit të lartë të dukshmërisë së aktiviteteve të projektit, në bashkëpunim me Koordinatoren e Komunikimit të TOKAs dhe hisedarë të tjerë.
• Detyra të tjetra që mund të kërkohen nga mbikëqyrësi/ja.

KUALIFIKIMET
Diplomë universitare në shkenca sociale; 
Përvoja 1-3 vjeçare në punë me projekt, duke përshirë edhe menaxhimin e kontratave me donatorë – përvoja në projekte ndërkombëtare është përparësi;
Njohuri të mira kompjuterike, sidomos në programet e Microsoft Office.
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
Gatishmëri për të udhëtuar në rajon/ndërkombëtarisht; 
Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe planifikimi; duke përfshirë aftësinë e menaxhimit të disa projekteve në të njëjtën kohë;
Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurta kohore; dhe i/e adaptueshëm në ndryshimin e prioriteteve;
Gatishmëria për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në një mjedis ekipor;
Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

Data e synuar e fillimit të punës është 1 Mars 2021. TOKA ka një periudhë standarde tre-mujore prove për punësimet e reja. Roli është i përhershëm, duke supozuar performancë të kënaqshme që vlerësohet në baza vjetore.

APLIKO
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen ta dërgojne CV-në dhe letrën e tyre të motivimit (në gjuhen shqipe apo angleze) në email adresën pune@toka-ks.org, duke shënuar ‘Application for Project Manager position’ në subject të emailit.

Afati i fundit për aplikime: E premte, 12 Shkurt në orën 20:00.

Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë do të kontaktohen

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha