Pozitë e Hapur: Koordinator/e për Zhvillim

11 Shkurt, 2025

A jeni të pasionuar për të ndikuar pozitivisht në komunitetet e të rinjve përmes mbledhjes së fondeve nga korporatat, individët dhe diaspora, angazhimit të donatorëve, organizimit të eventeve dhe koordinimit të fushatave digjitale?

Jemi në kërkim të një Koordinatori/eje të Zhvillimit dinamik/e dhe të organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur përpjekjet tona në rritje për zhvillim.

Për të kuptuar më shumë rreth pozitës, ju lutemi shkarkoni dokumentin më poshtë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, duke përfshirë rezultate konkrete në mbledhjen e fondeve (numri i donatorëve dhe numri i shumës së ngritur), si dhe një letër motivuese ku shpjegojnë përvojën e tyre dhe arsyen pse dëshirojnë të mbështesin misionin e TOKA-s. Aplikimet duhet të dërgohen në [email protected] deri më 23:59, më 23 shkurt 2025.

Ju lutemi vini re se intervistat do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha