Pse është e rëndësishme me kry punë vullnetare?

13 Nëntor, 2020

Rrugëtimi im si vullnetare dhe qytetare aktive ka filluar që nga mosha 12 vjeçare. Që atëherë, mund të them se ky rrugëtim plot sfida por mjaft i dashur për mua, ka ndikuar në zhvillimin e personalitetit tim dhe në përsepektiven time ndaj botës.

Për këto 7 vite, kam qenë e nagazhuar me organizata të ndryshme, prej të cilave edhe TOKA, ku kam fituar aftësi dhe shkathtësi të ndryshme të cilat më kanë ndihmuar si në jetën personale por edhe atë profesionale. Tanimë, jam më komunikative, bashkëpunuese, kreative dhe më mendje-hapur.

Shpesh kam dëgjuar të flitet se si puna vullnetare nënvlerësohet në raport me punët profesionale të cilat në fund shpërblehen me mjete financiare. Megjithatë, puna vullnetare është definitvisht më shumë se vetëm një aktivitet i lirë. Përmes punës vullnetare të rinjtë mund të përgaditen për tregun e punës duke mësuar nga përvoja të ndryshme me të cilat janë ballafaquar. Andaj unë besoj fuqishëm se vullnetarizmi është një prej vlerave më të rëndësishme të një personi sepse tregon shumë për ndërtimin, botëkuptimin dhe pikëpampjet e një individi. Ndër të tjerash, vullnetarizmi është urë lidhëse në mes të qytetares apo qytetarit, komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi. 

Andaj ju bëj thirrje të gjithë moshatarve të mi, që të bashkohen në aventurën plot energji dhe kreativitet për të punuar në të mirë të komunitetit, së bashku!

Të gjithë ju që jeni të interesuar të na bashkoheni, aplikoni duke KLIKUAR KËTU!

Për më shumë informata, LEXONI artikullin tonë,

(Ky tekst është përgatitur nga Super-Aktiviste Erzë Salihu.)

Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv mundësohen nga Bashkimi Evropian dhe janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”. 

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha