Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt e ardhshëm

3 Gusht, 2023

Në pranverën e vitit 2017 si një nga pjesëmarrëset më aktive të programit në shkolla fillore të Prishtinës, stafi i TOKAs takoi Rudina Zeqiri, asokohe një vajzë 15 vjeçare. Rrugëtimi i saj personal dhe profesional do të ndryshohej përgjithmonë – vetëm si rrjedhojë e angazhimit të saj në këtë projekt.

6 vjet më vonë, Rudina na shënon nga zyret e rrjetit evropian SAME në Lubeck të Gjermanisë për përvojën dhe rrugëtimin e saj mbresëlënës. Këto janë fjalët e saj.

“Vullnetarizmi është i rëndësishëm për mua, sepse u lejon qytetarëve të kenë ndikim pozitiv në komunitetin e tyre, por gjithashtu të jep një ndjenjë qëllimi dhe përmbushjeje. Përmes punës vullnetare, unë kam krijuar lidhje dhe përvoja shumë të mira dhe kuptimplota, të cilat do të më shërbejnë tërë jetën. Kjo është dhe arsyeja pse tash jam këtu ku jam!

Unë kam filluar rrugëtimin tim me vullnetarizëm në TOKA, me qëllimin që të kaloja kohë të mirë e të njihja njerëz të rinj. Këto me të vërtet ndodhën në shumë pak kohë, por më të rëndësishmet janë mësimet që mora nga përvoja ime përmes punës vullnetare dhe ndikimin që angazhimi im kishte në shoqërinë tonë. Në TOKA jam rritur, si në aspektin profesional po edhe personal, sepse më ka mësuar jashtëmase rreth ndjenjës së komunitetit, vlerave personale, punës në ekip, diversitetin e vlera të tjera. Thënë thjesht, TOKA është shtëpia ime e dytë! 

Përmes TOKAs jam njoftuar me SAME! SAME është një rrjeti i organizatave evropiane që sjell së bashku të rinj nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer përvoja rreth Ditës së Solidaritetit. Organizata e fundit që u është bashkuar këtij rrjeti është TOKA, e cila organizoi për herë të parë Ditën e Solidaritetit në Kosovë në qershor të këtij viti, pjesë e së cilës isha edhe unë në rolin e mentores të Grupit të Kërkimit dhe Avokimit. 

Këtu jam duke kryer shërbim vullnetar për 13 muaj në Lubeck, një qytet i vogël në veri të Gjermanisë, ku do të punoj me organizata nga Evropa, të cilat sikurse TOKA disa vjet më parë, duan të bëhen pjesë e rrjetit SAME, duke organizuar Ditën e Solidaritetit në shtetet e tyre me anëtarët e komunitetit të tyre. Jam shumë e lumtur për mundësinë që më është ofruar përmes këtij angazhimi. Unë do të sigurohem ta jap më të mirën time për përfaqësuar denjësisht rininë ksovoare, dhe në të njëjtën kohë do të jem duke mësuar gjëra të reja me të cilat do të kontribuoj në fuqizimin e rinisë kosovare.”

TOKA është anëtare kandidate e rrjetit të organizatave SAME që nga 2022 dhe në bashkëpunim organizojnë Ditën e Solidaritetit në Kosovë. 

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë

Fuqizimi i të Rinjve: Mjeti për Matjen e Mbështetje së Projekteve të Vullneta...

Lexo më shumë

*MBYLLUR* Pozitë e Hapur: Apliko për Koordinator/e i/e Projektit!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha