Super-Aktivistët, kapitenë të ndryshimit në komunitet

1 Shkurt, 2021

Pandemia nuk i ka ndaluar Super-Aktivistët tanë punëtorë të japin kontributin e tyre në shoqëri edhe nëse kjo do të thotë të takohen përmes internetit. Ata përfunduan modulin e parë me Super- Qytetarë nga Gjilani, Prishtina, Podujeva, Shtimja, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Super- Aktivistët këtë eksperiencë e shohin si mundësi rritjeje dhe zhvillimi.

“Përvoja ime me Klubin e Super-Qyetarëve Aktiv ka ndikuar aq shumë sa për të lënë gjurmë në formësimin e personalitetit tim. Është një eksperiencë pothuajse ndryshe nga viti i kaluar, por e pasuruar mjaftueshëm sa për ta çmuar kohën e rezervuar për të.” –  tha Arbrita Uka, Super-Aktiviste nga Lipjani.

Ndërsa Blerton Jakupi, Super-Aktivist nga Kaçaniku ka thënë se në përgjithësi ka qenë eksperiencë e vlefshme sepse gjatë periudhës së trajnimeve dhe udhëheqjes së klubeve, e ka zhvilluar sensin e vetëbesimit.

Yllka Kastrati, Super-Aktiviste nga Gjilani, në anën tjetër ka thënë: “Disa nga shkathtësitë e shumëta që kam zhvilluar përgjatë takimeve me klubistë janë menaxhimi i kohës, krijimi i shprehisë së punës dhe puna nën presion.” 

“Vit shumë i veçantë e sfidues, por që rezultoi shkëlqyeshëm. Për herë te parë provova rolin e liderit dhe mund të them që është një përgjegjësi shumë e madhe, por njëkohësisht një ndjenjë e mrekullueshme. Ky projekt më dha shoqëri të re dhe dhurata të veçanta. Më dha më shumë kurajo e vetëbesim!”  – tha Dorentina Haziri, Super-Aktiviste nga Gjilani.

Viti 2021 mirëpret Super-Aktivistët me më shumë takime e trajnime, ndërsa ne ju dëshirojmë shumë suksese atyre!

Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha