SUPER-VULLNETARËT ORGANIZOJNË MBRËMJE BAMIRËSIE!

20 Mars, 2019

Grupi i Super-Vullnetarëve <Helping Hands of Prishtina> ju fton këtë mbrëmje në orën 18:00-20:00 në Koncert Bamirësie në Termokiss, Prishtinë.

Me fondet e mbledhura, Super-Vullnetarët do të ndërtojnë një dollap të cilin do ta mbushin me lodra, libra, fletore dhe ngjyra.

Dollapin me materiale do t’ia dhurojnë Repartit të Pediatrisë në spitalin tonë të shtetit – QKUK, që fëmijët e sëmurë të shtrirë në spital të kenë mjete për të mësuar dhe për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në spital.

Ejani të kalojmë dy orë të bukura së bashku mes muzikës dhe njerëzve të mirë duke bërë kështu një ndryshim të vogël por pozitiv për fëmijët tanë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha