SUPER-VULLNETARËT U DHANË LODRA FËMIJËVE TË REPARTIT PEDIATRIK NË SPITALIN E GJAKOVËS!

17 Mars, 2019

Grupi i Super-Vullnetarëve <IDE> nga shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë ndihmuan Repartin Pediatrik në Spitalin e Gjakovës duke e furnizuar atë me lodra për fëmijë.

Kjo, meqenëse kemi qenë në periudhën e virozave sezonale dhe nxënësit që kishin frekuentuar spitalin për vizita të familjarëve shprehën brengosjen se të vegjëlve në repartin pediatrik iu nevojiteshin aktivitete dhe argëtim gjatë ditëve të qëndrimit aty.

Grupi i Super-Vullnetarëve që udhëhiqet nga Super-Arsimtaret Arjeta dhe Vlora organizuan një aksion në shkollën e tyre, ku nxënësit e shkollës dhuruan qindra lodra të tyre që të lehtësojnë ditët e të vegjëlve kur vizitojnë spitalin.

Super-Vullnetarët nuk do të ndalen me kaq. Janë duke planifikuar që të realizojnë projekte tjera vullnetare.

Ju urojmë fat dhe sukses në punën që po bëjnë këta të rinjë!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha