Super-Vulnetarët tanë dërguan mesazh për Ditën e Tokës

26 Prill, 2022

“A jeni ju, liderët tanë të sotëm, të gatshëm me punu që ambienti në Kosovë të mos vyshket? Qe me i’a mbushë Kosovës mushkeritë me ajër të pastër? Që me i ruajtë lumenjtë, për një ujë të pastër? Unë jam pjesë e Klubit të Super-Vullnetarëve në Kaçanik, që po e japim kontributin tonë për një ambient më të mirë përmes punes vullnetare. Por ne nuk mundemi me i bo ndryshimet e mëdha që duhen me e shpëtu ajrin, ujin edhe token tonë. Kjo detyrë ju takon juve të rriturve, sidomos institucioneve tona.

Besoj se shumë nga ju keni fëmijë në moshën time. Ju lus në emër timin, edhe të gjithë atyre, që të veproni tash.

Për ambientin tonë.

Për të ardhmen tonë.”

– – –

Ishte kjo një pjesë e fjalimit nga Edolind Topalli, Super-Vullnetar nga Klubi jonë në Kaçaniku, që ju drejtoj udhëheqësve të vendit, në ceremoninë zyrtare të shënimit të Ditës së Tokës. Mesazh të njejtë përçoi edhe Elma Preniqi, Super-Vullnetare nga Klubi në Obiliq.

Ne ishim të ftuar nga Zyrja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në lansimin e “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” – iniciativë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që përmes projekteve dhe intervenimeve në nivel lokal dhe qendror, synon të përshpejtoj realizimin e “Marrëveshjes së Gjelbër për Kosovën” dhe të avancoj drejt përmbushjes së “Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” (UN SDGs). I falenderojmë të gjithë për këtë mundësi dhe shpresojmë se agjenda e gjelbërt do të ketë fokusin e duhur nga institucionet e shtetit.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

TOKA PO LANSON PROGRAMIN MË TË RI TË BURSAVE “LULËZOJNË” PËR TË F...

Lexo më shumë

Thirrje e Hapur për Ekspert/e

Lexo më shumë

Viti 2024 – Vit i Solidaritetit! 

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur: Koordinator/e për Zhvillim

Lexo më shumë

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha