Ardiana Lahu

Ardiana së fundmi i është bashkangjitur ekipit të TOKAs tashmë si menaxhere e projektit, por edhe më parë ka dhënë kontributin e saj në aktivitete të ndryshme të TOKAs.

Qysh e re ka kontribuar në përmisimin e jetesës në komunitetin e saj përmes punës vullnetare dhe ka punuar me të rinj si trajnere në kuadër të organizatave të ndryshme vendore.

Aktualisht vijon studimet në Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën e Këshillimit Pedagogjik. Kjo po i ndihmon asaj të mësoj strategji e njohuri të reja në fushën e Edukimit. Mësimet e marra dhe përvojat në këtë fushë po i zbaton në punën dhe aktivitetet me të rinj!

Gjatë kohës së lirë preferon të qendroj në vise malore të Kosovës dhe të luaj me macat e saj!

Ajo shprehet se pjesëmarrja e të rinjve në aktivitetet jo-formale të TOKAs, i ndihmon në formësimin e një versioni më të mirë të vetes së tyre!

Thënia e saj e preferuar është: Të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet, nëse e kemi kurajon!

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha